Politike

Veliaj performon në Baldushk, rendit akuzat e Berishës me "rep": Llapaqen, burracak, nuk u përballe dot me mua në Gjykatë

Fjalimi dukej si një këngë rrep, ku edhe vargjet vijnë me rimë

9 Maj 2023, 12:23 Nga f.g
Veliaj performon në Baldushk, rendit akuzat e Berishës me
Erion Veliaj, kryetar i Bashkise Tirane

TIRANE- Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj është ndikuar mjaftueshëm nga këngëtarët që mbështet me koncerte, saqë duket sikur tashmë po eksperimenton edhe me rrep. Në një takim elektoral me banorët e Baldushkut që nisi me performancën e këngëtarit Elgit Doda, Veliaj e quajti liderin e opozitës, Sali Berisha si një njeri të pabesë, burracak dhe llapaqen që përgojon këdo. Veliaj tha se Berisha nuk u përball dot me të në gjykatë nga frika. 

Fjalimi dukej si një këngë rrep, ku edhe vargjet vijnë me rimë:

"Isha në gjykatë se kisha kaq kohë që ma çau Saliu kaptinën, jo po Lali jo po Irani, jo po garda e Republikës, jo po Sorosi jo po agjentura, jo po FBI, burri 80 vjeç, një llapaqen që merr në gojë gjithë dynjanë. I futet çdo njeriu te vrima e çelësit. Në krevat, poshtë fustanit, burri gruaja, kunati, baxhanaku. Flet ky për familjet tona, flet ky? Që çuni i tij hodhi në erë një fshat të tërë në Gërdec, ndaj Vora sot voton 70% PS se nuk e bën më kurrë atë gabim. Flet ky, merret ky me familjen e Narit, Tikut, me të gjithë botës. Merret ky me familjet tona që nuk njihte baxhanakun e tij. As për vaki nuk pranoi ta thoshte e njoh. Mendova, burri 80 vjeç do e mbyllë me nder. Kishte kaq kohë, dua debat dua debat, ma bini Lali Erin këtu. Thashë patjetër, hajde na thuaj aty të gjitha shpifjet. Frikacak nuk erdhi, burracak, është trim për të vrarë njerëzit pas shpine. E kujtoni në 21 janar? Rrinte aty dhe vrau njerëzit pas shpine. Flet për besë se është i pabesë."-tha Veliaj. /Dosja.al

Deklaratat politike kanë kapur kulmin në këtë javë që është edhe e fundit në fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit. Qytetarët e Tiranës do të dalin të dielën për të votuar disa alternativa. Përballë Veliajt, "Bashkë Fitojmë" ka vendosur Belind Këllicin, ndërsa Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë dhe Roland Bejko nga grupi i Alibeajt janë gjithashtu në garë. Në zgjedhje merr pjesë edhe Lajla Përnaska si e pavarur. Projeksionet aktuale të sondazheve të televizioneve flasin për një fitore të Veliajt, por rezultati do të shihet më 15 maj. /Dosja.al

erion veliaj sali berisha fushata 2023

Sondazh

Poll