9 Maj 2023, 13:13
Nga A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dënon ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama në fushatën zgjedhore të Turqisë. Në një dalje për mediat, Berisha u shpreh se Rama synon që t'i adresohet komunitetit shqiptar në Turqi, duke iu mbushur mendjen që të votojnë Erdoganin.
'Flakni me përçmim mesazhin dhe thirrjen e Edi Ramës'- thotë Berisha në fund.
Pjesë nga deklarata e tij:
Jam sot këtu për të denoncuar publikisht ndërhyrjen skandaloze të Edi Ramës në fushatën elektorale të vendit mik, Turqisë. Me një mesazh të gjatë, që synon t’i adresohet komuniteti të gjerë shqiptar në republikën e Turqisë, Edi Rama, një armik i vërtetë i votës së lirë, në shkelje flagrante të ligjeve të vendit dhe atyre ndërkombëtare, u kërkon shqiptarëve, qytetarëve turq, të votojnë me 14 maj për presidentin aktual në largim të Turqisë. Me këtë rast, duket dënuar këtë ndërhyrje të pafalshme dhe të palejueshme të një njeriu që nuk respekton asnjë ligj dhe asnjë normë, kombëtare apo ndërkombëtare, u rikujtoj komunitetit shqiptar në Turqi, duke i shprehur atij nderimin më të madh, se njeriu që u bëri thirrje nga Tirana se për kë duhet të votojnë, është një armik i vërtetë i lirive të qytetarëve shqiptarë, i votës së tyre, i pasurive të shqiptarëve, i ligjeve të vendit.
Edi Rama, pasi ka përqendruar me metodat më mafioze, të gjitha pushtetet në duart e tij, ndërtoi në Shqipëri narko-shtetin e parë dhe të vetëm në Europë.
Ai dhe administrata e tij, kanë vjedhur dhe përvetësuar nga taksat e qytetarëve shqiptarë jo qindra, por miliarda euro. Kanë vjedhur dhe përvetësuar nga pasuria publike miliarda e miliarda euro.
Me këto mekanizma, me këtë vjedhje më e madhja në pesë shekujt e fundit në Shqipëri, Edi Rama ia doli të vendosë me shpejtësi tiraninë e varfërisë. 10 vite më parë, shqiptarët ishin qytetarët me rrogat më të larta në rajon, përfshi këtu edhe dy vende anëtare të BE, Bullgarinë dhe Rumaninë. Sot, qytetarët shqiptarë kanë rrogat më të ulëta në rajon, 30-40 përqind më të ulëta se vetë Kosova.
Tirania e varfërisë, tjetërsimi i pasurive publike, sundimi i mafies, pasiguria e madhe e qytetarëve ka bërë që shqiptarët, vëllezërit tuaj të gjakut në trojet shqiptare në Shqipëri, të braktisin këtë vend sa asnjë komb tjetër në gjendje lufte apo katastrofash në planetin tonë.
Në 8 vite, u larguan nga Shqipëria 35 përqind e popullatës së vendit, më shumë se u larguan nga Siria në luftë civile apo se ç’po largohen nga Ukraina pas agresionit barbar.
Lidhjet personale të Edi Ramës me presidentin Erdogan nuk janë në përputhje me standardet e lidhjeve tradicionale mes kombeve tona të lira dhe mike. Këto lidhje janë para së gjithash në funksion të pushtetit të njëri-tjetrit.
Sikundër theksoj për të gjithë ju që ndjeni sadopak krenari me origjinën tuaj shqiptare se neo-otomanizmi është doktrinë vasaliteti, larg së qenit një doktrinë kulturale dhe miqësore mes vendeve. Për të gjitha këto, ju bëj thirrje të flakni me neveri, me përçmim thirrjen dhe mesazhin e Edi Ramës, e një njeriu që shkel çdo rregull, e një njeriu që nuk ka pikën e moralit t’u drejtohet ju se për kë duhet të votoni.
Në emër të PD dhe opozitës shqiptare, në respekt të plotë të ligjeve, të Shqipërisë dhe Turqisë, thirrja ime për çdo qytetar turk me origjinë shqiptare është të votojë për liritë e tij, të votojë për dinjitetin e tij, të votojë për një Turqi të ëndrrës së tij dhe të mos ndikohet nga asnjë thirrje e një njeriu që ka përqendruar çdo pushtet në duart e tij dhe e përdor atë kundër qytetarëve të vendit të tij për varfërimin dhe dëbimin e tyre nga Shqipëria.
Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama doli publikisht me një mesazh për presidetin turk Rexhep Taip Erdogan, për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në datën 14 maj, po në të njëjtën ditë kur vendi ynë mban zgjedhjet vendore.
Me një videomesazh që zgjati 3 minuta me titra në gjuhën turke, kryeministri Edi Rama i kërkoi popullit turk që të vazhdonin përpara dhe të mos bënin hapa pas, të njëjtin slogan që ka zgjedhur edhe për partinë e tij në Shqipëri.
sali berisha edi rama erdogan
Politike
9 Maj 2023, 12:52
f.g
Erion Veliaj, kryetar i Bashkise Tirane
TIRANE- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj bëri një përllogaritje elektorale se Partia Socia...
Politike
9 Maj 2023, 12:38
I.A
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka deklaruar se nuk ka problem ndryshimi i vendndodhjes së qendrave të votimit. ...
Politike
9 Maj 2023, 12:23
f.g
Erion Veliaj, kryetar i Bashkise Tirane
TIRANE- Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj është ndikuar mjaftueshëm nga këng&e...
Politike
9 Maj 2023, 12:29
A.B
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u pyet ditën e sotme nga gazetarët pë...
Politike
9 Maj 2023, 12:28
I.A
Silvi Bardhi
TIRANË- Zëdhënësja e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për fushatën e Bashkisë së Tiranës, S...
Politike
9 Maj 2023, 12:16
I.A
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka krijuar një aplikacion që qytetarët mund të raportojnë problemati...
Politike
9 Maj 2023, 11:59
A.B
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë të ditur se PD-ja e drejtuar...
Politike
9 Maj 2023, 11:49
A.B
Ilirjan Celibashi
TIRANË - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjithë bazën e materialeve të veçanta për zgjedhjen e '14 Maji...
Politike
9 Maj 2023, 10:58
A.B
Fation Duro
TIRANË- Çudi ka pasur në këtë fushatë elektorale. Deklarata shokuese dhe të çuditshme kemi dëg...
Politike
9 Maj 2023, 10:44
.b
Elton Arbana
TIRANË- Një ditë më parë, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) dha vendimin për të gjobitur 15 krye...