Politike

Gjuha fyese në fushatë, Celibashi: Si e ndërton retorikën Rama apo kryetarët e opozitës është çështje e tyre

Celibashi tha se është çështja e gjithësecilit që ta ndërtojë retorikën si të dojë.

9 Maj 2023, 12:29 Nga A.B
Gjuha fyese në fushatë, Celibashi: Si e ndërton retorikën
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u pyet ditën e sotme nga gazetarët për gjuhën fyese që përdoret në fushatë. Duke hequr të gjitha përgjegjësitë nga institucioni që ai drejton, Celibashi tha se është çështja e gjithësecilit që ta ndërtojë retorikën. 

“Çështja e përmbajtjes të materialeve propagandistike nuk është e lidhur me kompetencën e KQZ. Ajo cfarë është në kompetencën tonë është vendndodhja e këtyre posterave. Si e ndërtojnë retorikën liderët politikë, kryeministri apo kryetarë të opozitës është cështje e tyre dhe shkon përtej kompetencës tonë. E vetmja gjë që mund të themi është që të ribëjmë thirrje për vetëpërmbajtje të liderëve politikë por duhet të pranojmë që ata mendojnë se i dinë të gjitha dhe i bëjnë shumë mirë”, tha Celibashi.

fushata 2023 ilirjan celibashi

Sondazh

Poll