Politike

Raporti para zgjedhjeve/ Celibashi: 422 qendra votimi kanë mungesë të propozimit të komisionerëve nga PD

Kreu i KQZ-së tha se në burgun e Tepelenës, është shtuar një qendër e posacme votimi.

9 Maj 2023, 11:59 Nga A.B
Raporti para zgjedhjeve/ Celibashi: 422 qendra votimi kanë mungesë
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë të ditur se PD-ja e drejtuar nga Alibeaj nuk ka sjellë akoma propozimet për anëtarët e komisioneve për 422 qendra votimi, PSD për 450 dhe PL për 75 qendra votimi. Ditën e sotme, në një deklaratë për mediat, kreu i KQZ-së tha se në burgun e Tepelenës, është shtuar një qendër e posacme votimi.

"Janë 5,212 qendra votimi në të gjithë vendin. Në fakt duhet të jenë 5,213 pasi dje kemi marrë vendim për të shtuar dhe një qendër tjetër të posacme votimi në institucionin e vuajtjes së dënimit penal në Tepelenë. Me përjashtim të 61 qendrave të votimit, të cilat janë me 6 anëtarë, 57 qendra votimi që janë me 5 anëtarë, 79 qendra votimi që janë me 4 anëtarë dhe 17 qendra votimi të cilat janë me 3 anëtarë, në Dropull, të gjitha qendrat e tjera të votimit janë të përbëra prej 7 anëtarësh. PSD nuk ka sjellë akoma propozime për 450 qendra të votimit, PD për 422 qendra votimi dhe PL për 75 qendra votimi. Këto janë të dhëna të ditës së sotme. Sot janë të evidentuara këto mangësi për qendrat e votimit"- tha Celibashi.

ilirjan celibashi fushata 2023

Sondazh

Poll