Politike

Bëri fushatë në rrjetet sociale të bashkisë, KAS e gjobiti, kryebashkiaku i Shijakut: Nuk është e vërtetë

Elton Arbana u shpreh se postimi i fundit është bërë në dhjetor të vitit 2022, jo në janar siç pretendohet nga KAS.

9 Maj 2023, 10:44 Nga .b
Bëri fushatë në rrjetet sociale të bashkisë, KAS e
Elton Arbana

TIRANË- Një ditë më parë, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) dha vendimin për të gjobitur 15 kryetarët aktual të bashkive, pasi kanë përdorur për qëllimet e tyre për fushatën e zgjedhjeve të 14 majin, Facebookun zyrtar të bashkisë ku ato punojnë. Një prej tyre, është edhe kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana.

I ftuar në emisionin “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën”, ai u shpreh se në faqen e Bashkisë, postimi i fundit është bërë në dhjetor të vitit 2022, jo në janar siç pretendohet nga KAS.

“Edhe unë u njoha dje me një gjë të tillë. Madje, kemi bërë dhe një shkresë zyrtare. Nuk është e vërtetë, nuk kemi përdorur asnjë shkresë zyrtare në shërbim të fushatës. Madje, asnjë postim në faqen e bashkisë. Një postim i fundit i bashkisë është i muajit dhjetor të vitit 2022 dhe për këtë gjë, i jemi drejtuar dhe KQZ-së me një shkresë zyrtare”, u shpreh Arbana.

elton arbana

Sondazh

Poll