Politike

Ky është akti i parë që do të bëjë nëse do të zgjidhej kryebashkiak i Tiranës? Përgjigjet Këlliçi

Belind Këlliçi tha se do të bëjë transparencë për shkeljet ligjore që janë bërë gjatë viteve nga Erion Veliaj.

9 Maj 2023, 00:02 Nga k.m.
Ky është akti i parë që do të bëjë nëse
Belind Këlliçi

TIRANË- Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka zbuluar se cili do të jetë akti i tij i parë nëse do të zgjidhet në krye të Bashkisë së Tiranës. Ai tha në emisionin “Opinion” se do të bëjë transparencë për shkeljet ligjore që janë bërë gjatë viteve nga Erion Veliaj.

PJESË NGA BISEDA: 

Belind Këlliçi: Fokusi im kryesor është të ul kostot e jetesës për qytetarët e Tiranës. Edhe pse kjo mund të tringëllojë si plan i majtë për mua nuk ka rëndësi se si është pasi kjo gjë do i shërbejë qytetarëve.

Është një kandidim për bashkinë e Tiranës apo përtu ngjitur në parti?

Belind Këlliçi: Unë kandidojë vetëm për bashkinë e Tiranës. Fokusi im është 100% ditën e diel, iu bëj thirrje qytetarëve që të marrin pjesë pasivisht në votim.

Verpimi i parë që do bëni nëse fitoni?

Belind Këlliçi: Transparencë se çfarë është bërë në këto 8 vite.

Do telefonin kundërshtarin pas fitores?

Belind Këlliçi: Jo, nuk do të telefonoj asnjë.

belind kellici

Sondazh

Poll