Politike

Pse nuk është Berisha në fushatë? Belind Këlliçi: Ka peshën e 61 bashkive, me Metën kemi të njëjtin objektiv

Belind Këlliçi tha se Berisha ka mbi supe peshën e gjithë fushatën.

8 Maj 2023, 23:59 Nga k.m.
Pse nuk është Berisha në fushatë? Belind
Belind Këlliçi

TIRANË- Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi i është përgjigjur pyetjes se përse kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk ka qenë shumë aktiv në fushatën e tij. Në fjalën e tij gjatë emisionit "Opinion", Këlliçi tha se Berisha ka mbi supe peshën e gjithë fushatën.

"Sali Berisha është kryetari i PD ka 61 kandidatë në të gjithë Shqipërinë. Berisha është i përfshirë në fushatën tim, kontakte të përditshme ka kontaktuar strukturat. Por ka peshën kryesore të fushatës në të gjithë Shqipërisë. Unë ia dal mbanë Tiranës, pa problem,"-tha ai

Ndërsa komentoi edhe mbështetjen nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në këtë fushatë.

"Marrëdhënie korrekte, bashkëpunim i frytshëm, ecim në të njejtin drejtim për të arritur fitoren. I besoj plotësissht objektivit për të hequr kryebashkiakut aktual. PL nuk është më një forcë tipike e majtë, ka lëvizur edhe më tej drejt qendrës,"-u shpreh Këlliçi për Metën.

belind kellici

Sondazh

Poll