Politike

Momenti më i vështirë i fushatës? Këlliçi: Jam përbaltur çdo ditë, tani ia kam marrë dorën

Këlliçi thotë se çdo ditë, punonjës aktualë të bashkisë kanë montuar video e kanë shpërndarë lajme të rreme për të.

9 Maj 2023, 07:32 Nga I.A
Momenti më i vështirë i fushatës? Këlliçi: Jam
Belind Këlliçi

TIRANË- Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi ka deklaruar se momenti më i vështirë i kësaj fushate elektorale ka qenë përbaltja e vazhdueshme e imazhit të tij. Në një intervistë në “Opinion” në Tv Klan, Këlliçi thotë se çdo ditë, punonjës aktualë të bashkisë kanë montuar video e kanë shpërndarë lajme të rreme për të.

-Kush ka qenë momenti më i vështirë i fushatës zoti Këlliçi?

Belind Këlliçi: Në fushatën aktuale?

Belind Këlliçi: Jam përbaltur pothuajse në mënyrë të përditshme. Nuk kam dëgjuar asnjëherë akuza ose mohim të premtimeve ose rrëzim të premtimeve të mia me fakte konkrete apo me argumenta logjikë, racionalë. Por, në mënyrë të përditshme jam përbaltur, në mënyrë të padrejtë nga një makineri e tërë e aktivistëve, punonjësve të bashkisë së Tiranë që shpërndajnë video të montuara, fake neës…Më kanë bërë që kam lindur jashtë Shqipërie, më kanë bërë që jam pjesë e komunitetit rom, më kanë bërë që jam pa shkollë.

-Zoti Këlliçi, tek e fundit këto nuk kanë ndonjë vlerë se Obamës i thoshin nuk ke lindur në Amerikë kur kandidoi për President që kishte certefikatën e lindjes. Dhe ja thoshin mediat amerikane…

Belind Këlliçi: Ke një moment kur thua “ore prit njëherë dreqi e mori se ka një limit”. Por, nga ana tjetër tani ja kam marrë dorën, jam i qetë fare.

belind këlliçi

Sondazh

Poll