Sport

Tirana - Partizani, FSHF ndryshon datën e derbit të kryeqytetit!

Do të luhet 24 orë përpara ndeshjeve të tjera të javës së 33-të

9 Maj 2023, 11:29 Nga DOSJA
Tirana - Partizani, FSHF ndryshon datën e derbit të kryeqytetit!

TIRANE - Sektori i garave në Federatën Shqiptare të Futbollit mori vendimin për të ndryshuar datën e derbit Tirana - Partizani. Ai do të luhet një ditë më herët, pra më 16 maj, në të njëjtin orar 18:30, ndërkohë që ndeshjet e tjera të javës së 33-të do të luhen të mërkurën e 17 majit.

Ky ndryshim i rëndësishëm i axhendës vjen menjëherë pas lajmit të bujshme për mundësinë zhvillimit të finales së Kupës së Greqisë në “Air Albania”.

Data 24 maj është propozuar nga Federata Greke për finalen, por në këtë datë stadiumi “Air Albania” do të jetë i zënë me një koncert dhe FSHF u ka propozuar homologëve fqinjë, datën 19 maj sin jë opsion të lirë për të zhvilluar finalen e madhe mes AEK dhe PAOK.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll