Sport

Çudia vjen nga Spanja, "anti-dhuna" propozon sanksionimin e një gazetari sportiv!

Për komentet gjatë transmetimit të një loje që nxisin dhunë. Ai nuk e ka bërë të ditur identitetin

9 Maj 2023, 08:52 Nga DOSJA
Çudia vjen nga Spanja, "anti-dhuna" propozon sanksionimin e

SPANJE - Komisioni i Përhershëm Shtetëror Kundër Dhunës, Racizmit, Ksenofobisë dhe Intolerancës në Sport është mbledhur sot në selinë e CSD-së. E ndër propozimet e shumta për sanksione bie në sy ai që lidhet me një gazetar sportiv. Sipas vetë rezolutës, Komisioni “dëshiron të tregojë shqetësimin e tij për dy prej tyre. Në radhë të parë, një propozim sanksioni për një gazetar që gjatë një ndeshje futbolli bën komente që nxisin dhunë në momente të ndryshme të rrëfimit dhe për rrjedhojë meritojnë propozimin përkatës sanksionues”.

Rezoluta vazhdon duke thënë se " Komisioni i vjen keq që ky lloj incidenti përfshin një profesionist të medias, pasi kupton përgjegjësinë shtesë që pritet nga detyrat informuese". Identiteti i tij nuk është bërë i ditur.

Gjithashtu është shpallur me rrezikshmëri të lartë një takim, derbi i Seviljes më 21 maj që do të përballë Seviljen dhe Betisin në stadiumin Sánchez Pizjuán në orën 21:00. Takimi që do të zhvillohet tre ditë pas ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Europa League kundër Juventusit në vetë stadiumin e Sevillas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll