Sport

Terapisti amerikan, i akuzuar për furnizim me produkte dopingu gjatë Lojërave Olimpike të Tokios, pranon fajësinë…

I ndjekur penalisht në Shtetet e Bashkuara për furnizimin e produkteve për rritjen e performancës për atletët që marrin pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios 2021, si nigeriania Blessing Okagbare, një burrë 43-vjeçar u deklarua fajtor të hënën.

9 Maj 2023, 10:55 Nga DOSJA

Terapisti amerikan, i akuzuar për furnizim me produkte dopingu gjatë

SHBA - Lufta kundër dopingut dha një kapitull të ri, të rëndësishëm, këtë të hënë në Shtetet e Bashkuara. Eric Lira, një terapist 43-vjeçar, i akuzuar nga gjykatat amerikane për ofrimin e produkteve për përmirësimin e performancës për atletët, që marrin pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios 2021, është deklaruar fajtor, tha një zëdhënës i zyrës së prokurorisë federale për rrethin jugor të Tokios. 

Terapisti Lira ishte bërë vitin e kaluar personi i parë i akuzuar sipas "ligjit Rodchenkov", një ligj federal i miratuar në vitin 2020, që lejon sistemin e drejtësisë amerikane të ndjekë penalisht dhe të japë dënime me burg për të gjithë njerëzit, pavarësisht nga kombësia e tyre, të përfshirë në një sistem ndërkombëtar dopingu.

Prokurorët thane, se Lira, i cili u arrestua në janar 2022, shpërndau medikamente për rritjen e performancës, përfshirë hormonet e rritjes, për atletët që konkurruan në Lojërat Olimpike të Tokios, të mbajtura në 2021 për shkak të pandemisë së Covid-19. 

Nigeriania Blessing Okagbare ishte një nga klientët e tij. Kërcyesja së gjati, disa herë në podiumet olimpike dhe botërore, ishte pezulluar nga Olimpiada pak orë para gjysmëfinales së 100 metrave, pas zbulimit të hormonit të rritjes në analizat e saj. 

Terapisti amerikan, i akuzuar për furnizim me produkte dopingu gjatë

Në shkurt 2022, ajo u pezullua 10 vjet për përdorim të dopingut. Eric Lira ishte deklaruar më parë i pafajshëm. Ai përballet me dënimin deri në 10 vjet burg, masë kjo që mund të jetë më e lehtë për arsye të pranimit të fajësisë së tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll