Sport

VIDEO/ Al Nassr i Cristiano Ronaldos ndalet në shtëpi nga skuadra e sulmuesit kuqezi Sokol Cikalleshi, titulli tani më larg...

Al Nassr-Al Khaleej vetëm 1-1. Skuadra e yllit portugez ngatërron ritmin. Fábio Martins për miqtë shënoi një gol që në 4'

9 Maj 2023, 07:28 Nga DOSJA

VIDEO/ Al Nassr i Cristiano Ronaldos ndalet në shtëpi nga skuadra e

ARABIA SAUDITE - Al Nassr i Cristiano Ronaldos ngatërroi sërish ritmin në garën për titullin e Ligës Saudite, duke barazuar këtë të hënë (1-1) ndaj Al Khaleej, në një ndeshje për raundin e 26-të të kompeticionit. 

Skuadra e Al Khaleej që lufton për mbijetesë, ku luan edhe sulmuesi kuqezi Sokol Cikalleshi i kombëtares sonë, kaloi shumë herët në epërsi, me gol të portugezit Fábio Martins (4’), i cili ka shënuar në katër ndeshjet radhazi.

Goli i barazimit erdhi në pjesën e parë, nga spanjolli Álvaro González (17’) me kokë, pas një goditje nga këndi.

Ylli Cristiano Ronaldo ishte në formacionin titullar dhe mbante shiritin e kapitenit, si zakonisht. Ai tentoi në disa raste për të shënuar, por portugezit herë nuk e gjente rrugën drejt portës, herë e pengonte portieri Al Haidarin duke kryer pritje të mëdha.

Në pjesën e fundit të ndeshjes, Al Nassr dy herë iu afrua rezultati 2-1, por topi këmbënguli që të mos hynte në rrjetë. Me këtë rezultat, Al Nassr, tani është 5 pikë më pak se Al Ittihad, që kryeson renditje në luftën për titull.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll