Bota

Përkeqësim i klimës politike në Turqi, Erdogan dhe Imamoglu akuzojnë njëri-tjetrin për “provokim” në incidentet e rënda

Ndërhyrja e SHBA-së, e cila kërkon drejtpërdrejt nga Ankaraja dhe presidenti Recep Tayyip Erdoğan që të sigurojnë një proces demokratik, të lirë dhe të ndershëm për zgjedhjet vendimtare të së dielës shkaktoi bujë.

9 Maj 2023, 09:57 Nga m.s
Përkeqësim i klimës politike në Turqi, Erdogan dhe Imamoglu
Recep Tayyip Erdoğan

TURQI- Me sondazhin e fundit që tregon zgjedhjen e liderit të opozitës, Kemal Kilicdaroglu nga e diela, klima politike në Turqi është tensionuar pas incidentit kundër kryetarit të Bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu në Erzurum. Opozita shpreh frikën e një përkeqësimi të mëtejshëm të klimës, duke kërkuar vetëpërmbajtje nga ndjekësit e saj. Presidenti Erdogan dhe Imamoglu akuzojnë njëri-tjetrin për “provokim” në incidentet e rënda kundër kryetarit të Bashkisë së Stambollit në Erzurum. 

Ndërhyrja e SHBA-së, e cila kërkon drejtpërdrejt nga Ankaraja dhe presidenti Recep Tayyip Erdoğan që të sigurojnë një proces demokratik, të lirë dhe të ndershëm për zgjedhjet vendimtare të së dielës shkaktoi bujë.

Autobusi i kryetarit të Bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, u sulmua me gurë një ditë më parë, gjatë një mitingu fushate që ai po mbante në bastionin konservator të Erzurumit, përpara zgjedhjeve të 14 majit.

Policia ndërhyri për të shpërndarë një grup njerëzish që vraponin pas mjetit, duke hedhur gurë. Sipas shtypit turk, të paktën 7 persona kanë marrë lëndime të lehta.

Imamoglu, i cili po bën fushatë në emër të liderit të opozitës laike, Kemal Kilicdaroglu, e cilësoi incidentin një provokim dhe kërkoi shpjegim nga zyrtarët lokalë. Ky episod u interpretua si shenjë e tensioneve të mëdha që po rrethojnë zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale të së dielës së ardhshme. /Dosja.al

recep tayyip erdoğan turqi zgjedhjet

Sondazh

Poll