Aktualitet

Ironizon Klodian Tomorri: Mandatin e katërt Rama do krahasohet me Ahmet Zogun

Ndërkohë që Tomorri ka shkruar se Rama në mandatin e katërt krahasimet do t'i bëj me kohën e Ahmet Zogut.  

9 Maj 2023, 07:36 Nga I.A
Ironizon Klodian Tomorri: Mandatin e katërt Rama do krahasohet me Ahmet
Klodian Tomorri

TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar daljen televizive të kryeministrit Edi Rama mbrëmjen e kaluar. Me anë të një postimi në Facebook, Rama në intervistën për emisionin 'Të Paekspozuarit', ka krahasuar furnizimin me ujë në kohën e tanishme me kohën e diktatorit Enver Hoxha. Ndërkohë që Tomorri ka shkruar se Rama në mandatin e katërt krahasimet do t'i bëj me kohën e Ahmet Zogut.  

Postimi i Plotë: 

Sot tha qe, Ne Tirane nuk ka betonizim, por eshte shtuar gjelberimi. Ne Tirane nuk ka ndotje, por ndotja eshte me e ulet se ne Milano dhe Athine Qeveria ne Shqiperi i ka te gjitha mediat kundershtare. Top Channelin, Klanin, ABC-ne, madje edhe Reportin i ka opozita ne xhep Furnizimin me uje e kemi me mire se sa ne kohen e Enver Hoxhes. Beri dhe nja dy krahasime te tjera qe ishim me mire se ne kohen e Enver Hoxhes. Ne mandatin e katert krahasimet do jene me kohen e Ahmet Zogut. Keputi dhe nje perle aty qe tha se kam dyfishuar gdp per capita, vetem se e ngaterronte nuk i referohej ne ppp por fuste dhe kursin brenda. Deri para zgjedhjeve ka per te thene edhe qe Stormy Daniels eshte e virgjer.

edi rama klodian tomorri

Sondazh

Poll