Bota

Sulme ajrore në Rripin e Gazës, 12 të vdekur dhe 20 të plagosur

Youmna El Sayed e Al Jazeera, duke raportuar nga Gaza , tha se Ministria e Shëndetësisë deklaroi se 12 persona u vranë në Rripin e Gazës dhe të paktën 20 të tjerë u plagosën në sulmet ajrore izraelite.

9 Maj 2023, 09:20 Nga I.A
Sulme ajrore në Rripin e Gazës, 12 të vdekur dhe 20 të
Rripi i Gazes

IZRAEL- Dymbëdhjetë persona janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës në atë që ushtria izraelite tha se ishte shënjestrimi i anëtarëve të lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez. Youmna El Sayed e Al Jazeera, duke raportuar nga Gaza , tha se Ministria e Shëndetësisë deklaroi se 12 persona u vranë në Rripin e Gazës dhe të paktën 20 të tjerë u plagosën në sulmet ajrore izraelite.

Shpërthimet që synonin apartamente banimi u dëgjuan rreth orës 2 të mëngjesit me orën lokale të së martës (23:00 GMT të hënën) në pjesë të ndryshme të Gazës, tha El Sayed.

“Nga këta 12, tre prej tyre janë komandantë të Xhihadit Islamik, ndërsa nëntë të tjerët janë civilë – kryesisht familje të këtyre komandantëve, dhe gjithashtu civilë përreth banesave që ishin në shënjestër”, tha El Sayed.

20 personat e plagosur ishin gjithashtu civilë. Lëvizja Palestineze e Xhihadit Islamik njoftoi se tre nga liderët e saj u vranë në sulmet ajrore. Të vdekurit u identifikuan si Jihad al-Ghannam, Khalil al-Bahtini dhe Tariq Izz al-Deen.

sulme ne rripin e gazes jihad al-ghannam

Sondazh

Poll