Bota

Ndodh në SHBA! Studentja po kërkonte përgjigjet në 'Google', mësuesja i merr telefonin, spërkatet me spraj

Incidenti ndodhi të premten e kaluar në shkollën e mesme Antioch në Tenesi. Në video shihet nxënësi duke e spërkatur në fytyrë mësuesin me sprej piper.

9 Maj 2023, 08:56 Nga A.B
Ndodh në SHBA! Studentja po kërkonte përgjigjet në
Mesuesja

SHBA- Një mësuese në një shkollë të mesme në Tennessee, ka marrë një sulm të dyfishtë nga një nxënëse e cila e ka spërkatur me sprej piper. Kjo ndodhi pasi mësuesja i mori telefonit. 

Sipas New York Post, incidenti ndodhi të premten e kaluar në shkollën e mesme Antioch në Tenesi. Në video shihet nxënësi duke e spërkatur në fytyrë mësuesin me sprej piper.

“Më jep celularin” bërtet nxënësi teksa mësuesja bie në gjunjë pasi spërkatet me spraj.

Sipas informacioneve, studentja është gjetur “duke marrë mesazhe dhe kërkonte përgjigje në Google për mësimet e saj”.

Sipas të njëjtave informacione, e njëjta mësuese dy muaj më parë ishte sulmuar nga një student tjetër të cilit i kishte marrë celularin./Dosja.al

shba

Sondazh

Poll