Bota

Sulmet izraelite vrasin komandantët e Xhihadit Islamik në Gaza

Xhihadi Islamik është zotuar të hakmerret, dhe militantët me bazë në Gaza pritet të përgjigjen me raketa drejt Izraelit

9 Maj 2023, 08:15 Nga m.s
Sulmet izraelite vrasin komandantët e Xhihadit Islamik në Gaza
foto ilustruese

IZRAELI- Të paktën 12 palestinezë, duke përfshirë 3 komandantë të grupit militant Xhihadi Islamik, janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës. Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë kanë thanë se 3 gra dhe 3 fëmijë ishin në mesin e të vdekurve, ndërsa 20 persona të tjerë u plagosën.

Izraeli tha se kishte nisur një operacion që synonte militantët, që përbënin një kërcënim të menjëhershëm për qytetarët e tij. Xhihadi Islamik është zotuar të hakmerret, dhe militantët me bazë në Gaza pritet të përgjigjen me raketa drejt Izraelit. Zyrtarët izraelitë thuhet se po përgatiten për ditë luftimesh. Dyzet avionë luftarakë dhe helikopterë izraelitë sulmuan në disa valë sulmesh ajrore në të gjithë Gazën, duke goditur shtëpitë dhe duke shkaktuar panik tek banorët.

Ushtria izraelite tha se përveç synimit të 3 militantëve, avioni i saj goditi 10 vende të përdorura për prodhimin e armëve dhe 6 objekte ushtarake të Xhihadit Islamik. Krahu ushtarak i Xhihadit Islamik, Brigadat al-Quds, konfirmoi se 3 komandantë ishin në mesin e të vrarëve.

Ai i identifikoi ata si Jihad Shaker al-Ghannam, sekretar i Këshillit Ushtarak të Brigadave al-Quds; Khalil Salah al-Bahtini, komandanti i Rajonit të tij Verior dhe Tariq Muhammad Ezzedine, një udhëheqës i aktiviteteve të tij ushtarake në Bregun Perëndimor të pushtuar.

"Ndërsa vajtojmë udhëheqësit tanë dëshmorë, së bashku me gratë e tyre muxhahide dhe një numër të fëmijëve të tyre, ne pohojmë se gjaku i dëshmorëve do të rrisë vendosmërinë tonë", thanë Brigadat e al-Quds. “Ne nuk do të largohemi nga pozicionet tona dhe rezistenca do të vazhdojë, në dashtë Zoti".

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha: "Çdo terrorist që dëmton qytetarët izraelitë, do të pendohet".

Xhihadi Islamik ishte pas raundeve të fundit të sulmeve me raketa në Izrael, disa prej të cilave u shkaktuan nga vdekja në një burg izraelit të një grevisti palestinez. /Dosja.al

militantet gaza

Sondazh

Poll