Bota

Bie nga kati i katërt i hotelit në Itali, ndërron jetë kryebashkiaku polak

Zyrtari polak ndodhej në Sardenjë së bashku me bashkatdhetarët e tjerë, për një sërë vizitash institucionale.

9 Maj 2023, 08:28 Nga m.s
Bie nga kati i katërt i hotelit në Itali, ndërron jetë
ambulance

ITALI- Një kryebashkiak 44-vjeçar polak, ka rënë nga kati i katërt i hotelit ku po qëndronte. Tragjedia ka ndodhur në Cagliari, i cili është qyteti më i madh në ishullin e Sardenjës në Itali. Zyrtari polak ndodhej në Sardenjë së bashku me bashkatdhetarët e tjerë, për një sërë vizitash institucionale.

Mediat italiane shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në mes të natës, në hotelin Due Colonne në qendrën historike. Sipas asaj që u rindërtua nga ekipi i hetimit në vendngjarje, kryebashkiaku ndodhej në një dhomë me një koleg, dhe me sa duket ka qenë ulur në pragun e dritares ku dhe ka humbur ekuilibrin.

Ka qenë një kalimtar që ka dhënë alarmin për rastin në fjalë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur agjentët e Volantes, skuadra lëvizëse dhe ambulanca, por fatkeqësisht për 44-vjeçarin polak nuk kanë mundur të bëjnë asgjë. /Dosja.al

kryebashkiak cagliari sardenje hotel

Sondazh

Poll