Bota

Shpërthime të shumta në Kiev, alarm në 14 rajone në Ukrainë

Gjatë natës, ushtria ruse gjuajti 25 raketa në Ukrainë, 15 në Kiev, shumica e të cilave u rrëzuan nga anti-ajror.

9 Maj 2023, 08:28 Nga I.A
Shpërthime të shumta në Kiev, alarm në 14 rajone në
Shperthimet

UKRAINË- Shpërthime u dëgjuan mëngjesin e sotëm në Kiev dhe në rajonin e kryeqytetit ukrainas. Të njëjtat burime thonë se alarmi kundërajror është dhënë sot në 14 nga 24 rajonet e vendit. Gjatë natës, ushtria ruse gjuajti 25 raketa në Ukrainë, 15 në Kiev, shumica e të cilave u rrëzuan nga anti-ajror.

Në Kiev nuk ka pasur viktima, sipas kreut të administratës ushtarake të kryeqytetit Sergiy Popko. Mbeturinat ranë në një shtëpi në lagjen Holosiivskyi në jugperëndim të kryeqytetit. Ndërkohë, konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës kalon në nivel historik me rastin e përvjetorit të fitores në Luftën e Dytë Botërore.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll