Aktualitet

Bllokohen 3 turistë çekë në malin e Jezercës, helikopteri Cougar vihet në kërkim të tyre

Peleshi shkruan se turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po ndihmohen nga efektivët e misionit SAR.

8 Maj 2023, 20:08 Nga F.M
Bllokohen 3 turistë çekë në malin e Jezercës,
Helikopteri

JEZERCË- Tre turistë çekë janë bllokuar këtë pasdite në malin e jezrcës. Lajmin e ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Në një postim në rrjetet sociale, Peleshi ka publikuar fotot e një helikopteri të llojit 'Cougar' që është ngritur në fluturim. Krahas fotove, Peleshi shkruan se turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po ndihmohen nga efektivët e misionit SAR.

Postimi

Helikopteri Cougar, me personel të kërkim shpëtimit kanë shkuar në ndihmë të 3 turistëve çekë që kanë mbetur të bllokuar në malin e Jezercës. 3 turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa po ndihmohen nga efektivët e misionit SAR.

turistet ne jezerce

Sondazh

Poll