Aktualitet

Ishin futur për të notuar në kanionet e lumit Osum/ Holandezin e merr rrjedha e ujit, shpëton bashkëshortja

Sipas të dhënave të siguruara nga Policia e Shtetit, fillimisht në spitalin e spitalin e Çorovodës, është paraqitur për ndihmë mjekësore 64-vjeçarja holandeze, e cila paraprakisht ka deklaruar se së bashku me bashkëshortin e saj 68-vjeçar ishin futur për të notuar në kanionet e lumit Osum.

8 Maj 2023, 19:56 Nga k.m.
Ishin futur për të notuar në kanionet e lumit Osum/ Holandezin e
Foto ilustruese

BERAT- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kanionet e lumit Osum, ku rrjedha e ujit ka marrë përpara një turist nga Holanda. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme. Sipas të dhënave të siguruara nga Policia e Shtetit, fillimisht në spitalin e spitalin e Çorovodës, është paraqitur për ndihmë mjekësore 64-vjeçarja holandeze, e cila paraprakisht ka deklaruar se së bashku me bashkëshortin e saj 68-vjeçar ishin futur për të notuar në kanionet e lumit Osum. 64-vjeçarja ka mundur të dalë nga lumi, ndërsa bashkëshortin e saj e ka marrë rrjedha e ujit. Policia dhe polumbarët po punojnë për gjetjen e turistit, fati i të cilit nuk dihet ende, por dyshohet se mund të ketë humbur jetën.

NJOFTIMI I PLOTË:

Më datë 08.05.2023, në spitalin e Çorovodës, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasja holandeze H. (V. A.) C. S., 64 vjeçe, e cila paraprakisht ka deklaruar se së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin J. A. S., 68 vjeç, ishin futur për të notuar në kanionet e lumit Osum.

64-vjeçarja ka mundur të dalë nga lumi, ndërsa bashkëshortin e saj e ka marrë rrjedha e ujit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, ato të DVP Berat, si dhe shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në kanion dhe po vijojnë kërkimet në lumin Osum. Në ndihmë të shërbimeve të Policisë Vendore, janë nisur polumbarët e Repartit Special “RENEA”, me qëllim gjetjen e shtetasit J. A. S. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

zhduket holandezi ne osum berat

Sondazh

Poll