Bota

Digjen qindra hektarë pyje në Kanada, autoritetet kanadeze kërkojnë ndihmë urgjente

Më e prekura nga zjarret është zona e Albertës e cila ka kërkuar ndihmë urgjente nga autoritetet. 

8 Maj 2023, 21:24 Nga a.l
Digjen qindra hektarë pyje në Kanada, autoritetet kanadeze
Digjen pyjet në Kanada

KANADA- Prej ditësh zonat në perëndim të Kanadasë, janë përshirë nga vatra të rrezikshme zjarri si pasojë e temperaturave të larta. Rreth 30 mijë njerëz janë evakuuar nga autoritetet në zona të sigurta. Më e prekura nga zjarret është zona e Albertës e cila ka kërkuar ndihmë urgjente nga autoritetet. 

Zyrtarët federalë të fatkeqësive dhe ushtria ishin në gatishmëri, pasi kryeministrja e Albertës, Danielle Smith, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin Justin Trudeau për të kërkuar zyrtarisht ndihmë.

"Ne e dimë se potencialisht ka disa mbështetje ushtarake që ata mund të ofrojnë. Ne do të shohim nëse ata kanë ndonjë ekspertizë për shuarjen e zjarrit. Do të shohim nëse ata kanë ndonjë mbështetje inxhinierike," tha Smith të dielën vonë.

Zjarrfikësit kanë prioritet shuarjen e flakëve që kërcënojnë banesat dhe bizneset. Shumë rrugë pranë kryeqytetit provincial Edmonton u bllokuan pasi strehimoret e përkohshme mirëpritën të evakuuarit, shkruajnë mediat e huaja. 

zjarr ne kanada

Sondazh

Poll