Bota

Paralajmëroi se do të hiqte dorë/ Shefi i grupit mercenar 'Wagner' njofton: Po furnizohemi me municione

Në një seri videosh me sharje, Prigozhin akuzoi javën e kaluar ministrin rus të mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë ruse Valery Gerasimov për mbajtjen e municioneve. 

8 Maj 2023, 21:01 Nga a.l
Paralajmëroi se do të hiqte dorë/ Shefi i grupit mercenar
Grupi ëagner

RUSI- Krei i grupit mercenar rus 'Wagner' ka njoftuar se Moska ka filluar t'i furnizojë forcat ushtarake me municione, pak ditë pas paralajmërimit të Prigozhin se do të hiqte dorë nga udhëheqja e grupit. 

"Sipas të dhënave paraprake, ne kemi filluar të marrim municion", tha ai. 

Në një seri videosh me sharje, Prigozhin akuzoi javën e kaluar ministrin rus të mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë ruse Valery Gerasimov për mbajtjen e municioneve. 

Grupi Wagner i Prigozhin-it ka udhëhequr sulmin rus disa muaj në Bakhmut në Ukrainën lindore, pothuajse duke pushtuar qytetin në betejën më të gjatë dhe më të përgjakshme të fushatës, shkruajnë mediat e huaja.

Pa më shumë mbështetje, Prigozhin kishte thënë se do të tërhiqte luftëtarët e tij më 10 maj. Ai tha se beteja të ashpra ishin duke u zhvilluar në Bakhmut, me forcat e tij që përparonin. Prigozhin shtoi se trupat ukrainase ende kontrollonin afërsisht 2.36 kilometra katrorë të territorit në Bakhmut. 

gurpi wagner

Sondazh

Poll