Bota

Pse u mëzitën britanikët nga Harry ditën e kurorëzimit të mbretit Charles III?

“Delja e zezë” e Buckinghamit kishte veshur një kostum me jelek, të prerë dhe të qepur në përmasat e tij, siç shkruan ndër të tjera gazeta britanike “The Sun”.

8 Maj 2023, 19:55 Nga k.m.
Pse u mëzitën britanikët nga Harry ditën e kurorëzimit
Harry

BRITANI E MADHE- I veshur në mënyrë elegante në kurorëzimin ishte edhe Duka i Sussex-it, Harry, në kurorëzimin e babait të tij, mbretit Charles III. “Delja e zezë” e Buckinghamit kishte veshur një kostum me jelek, të prerë dhe të qepur në përmasat e tij, siç shkruan ndër të tjera gazeta britanike “The Sun”.

Por kur shtëpia franceze "Dior" zbuloi përmes rrjeteve sociale se kishte veshur bashkëshortin e Meghan Markle për ceremoninë e kurorëzimit të babait të tij, mbretit Charles, pasi komente tq ashpra. Në një postim në Twitter, shtëpia e modës “Dior” shkruan se kostumi i veshur nga Harry ishte i krijuar nga ta duke shkaktuar zemërimin e shumë britanikëve.

Me fjalë të tjera, ata pretendonin se shtëpia “Dior” kishte bërë një marrëveshje me Dukën e Sussex dhe ata besonin se Harry po “merrte para” në paraqitjen e tij në ceremoninë e kurorëzimit të babait të tij. Ose më e keqja akoma, kishte marrë një kostum falas, ose paguaj për ta veshur atë në ditën më të madhe të të atit.

harry kurorezimi i mbretit charles iii

Sondazh

Poll