Bota

​Kurti takon kryeparlamentarin austriak: Marrëveshja e Ohrit të zbatohet e plotë, shpejt dhe pa kushtëzime

Në takimin që u zhvillua në ndërtesën e Qeverisë, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen në çdo fazë të historisë së re të vendit dhe marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, të cilat sipas tij janë të hershme dhe për të cilat Kosova angazhohet që t’i forcojë çdo ditë.

8 Maj 2023, 20:42 Nga a.l
​Kurti takon kryeparlamentarin austriak: Marrëveshja e Ohrit të
ëolfgang Sobotka dhe Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Austrisë, Wolfgang Sobotka. Ata kanë marrë pjesë në konferencën Vienna Economic Talks e cila u mbajt për herë të parë në Prishtinë. Kurti deklaroi se sot ishte një ditë e veçantë për të pasi në mëngjes mirëpriti Forumin Ekonomik të Vjenës, kurse orët zyrtare të punës, po i përmbyll me takimin me Kryetarin e Kuvendit austriak, Sobotka.

Në takimin që u zhvillua në ndërtesën e Qeverisë, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen në çdo fazë të historisë së re të vendit dhe marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, të cilat sipas tij janë të hershme dhe për të cilat Kosova angazhohet që t’i forcojë çdo ditë.

Kryeministri Kurti e njoftoi me indikatorët më të fundit ekonomikë dhe demokratikë, dhe me rezultatet në luftimin e krimit dhe korrupsionit. Kryetari Sobotka dha vlerësimin e tij pozitiv për progresin e arritur në luftën kundër korrupsionit. Ata diskutuan edhe për fushat në të cilat, krahas vullnetit, ekziston edhe potenciali për bashkëpunim edhe më të thellë si ajo e ekonomisë, shkëmbimeve tregtare, mjedisit dhe projekteve infrastrukturore. Për sa i përket bashkëpunimit në fushën e politikës së jashtme, z. Sobotka konfirmoi vazhdimin e mbështetjes së Austrisë ndaj Kosovës në Këshillin e Evropës deri në anëtarësimin e plotë të saj”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Gjatë bisedës, gjithashtu kryetari Sobotka, u njoh më hollësisht me përparimin dhe arritjet e Kosovës, veçanërisht në dy vitet e fundit dhe me zhvillimet aktuale në vend.

wolfgang sobotka albin kurti

Sondazh

Poll