Bota

Diplomati kinez: Nuk do t'i harrojmë kurrë krimet barbare të NATO-s dhe SHBA-së ndaj Jugosllavisë

Ai deklaroi se NATO nga njëra anë aspiron rolin e një organizate për mbrojtjen rajonale dhe nga ana tjetër imponon vazhdimisht tensione rajonale dhe krijon konflikte në bllok.

8 Maj 2023, 20:04 Nga a.l
Diplomati kinez: Nuk do t'i harrojmë kurrë krimet barbare të
Kinë

KINË- Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Webin ka deklaruar sot se populli kinez nuk do ta harrojë kurrë gjakun dhe jetën që dha për mbrojtjen e së vërtetës, nderit dhe drejtësisë. Webin gjithashtu tha se Kina nuk do t'i harrojë kurrë krimet barbare të NATO-s, të udhëhequr nga SHBA-ja.

Ai deklaroi se NATO nga njëra anë aspiron rolin e një organizate për mbrojtjen rajonale dhe nga ana tjetër imponon vazhdimisht tensione rajonale dhe krijon konflikte në bllo, shkruajnë mediat e huaja. 

Pas Luftës së Ftohtë, NATO-ja e udhëhequr nga SHBA-ja vazhdimisht nxiti konflikte nëpër botë – nga BeH në Kosmet, nga Iraku në Afganistan, nga Libia në Siri”, tha Wang Wenbin.

Sipas tij, NATO vazhdon të zgjerohet në lindje, në rajonin Azi-Paqësor, duke provokuar konfliktin e bllokut, duke shkatërruar paqen dhe stabilitetin rajonal.

NATO, e udhëhequr nga SHBA, duhet të mendojë seriozisht për krimet e saj, të braktisë plotësisht mënyrën e vjetëruar të të menduarit nga Lufta e Ftohtë, të ndalojë së shkaktuari konflikte rajonale, të krijojë përçarje dhe trazira”, theksoi diplomati. 

Forcat e NATO-s filluan bombardimin e Jugosllavisë më 24 mars 1999. Më 7 maj të atij viti, ambasada kineze në Beograd u godit nga një sulm i NATO-s. Tre persona humbën jetën dhe më shumë se 20 u plagosën. 

wang webin

Sondazh

Poll