Bota

Rojet bregdetare në Tunizi gjejnë trupat e 14 emigrantëve

 Shumica e tyre vijnë nga Afrika Sub-Sahariane. 

8 Maj 2023, 19:23 Nga a.l
Rojet bregdetare në Tunizi gjejnë trupat e 14 emigrantëve
Foto ilustruese

TUNIZI- Trupat e 14 emigrantëve të pajetë janë gjetur në brigjet e Tunizisë gjatë 24 orëve. Lajmin e ka bërë të ditur mbrojtja civile e Tunizisë. Në javët e fundit, roja bregdetare tuniziane gjeti trupat e më shumë se 200 emigrantëve që humbën jetën ndërsa përpiqeshin të arrinin në Evropë. Shumica e tyre vijnë nga Afrika Sub-Sahariane. 

Tunizia konsiderohet tani vendi më i rëndësishëm i tranzitit për emigrantët në rrugën e tyre drejt Italisë, duke tejkaluar Libinë e shkatërruar nga lufta, shkruajnë mediat e huaja. 

Një numër në rritje i emigrantëve kanë kërkuar të largohen nga Tunizia që kur Presidenti Kais Saied njoftoi masa më të ashpra ndaj tyre në shkurt, duke i akuzuar ata për sjelljen e dhunës dhe krimit në vend.  Që atëherë, armiqësitë dhe sulmet raciste janë shtuar dhe autoritetet tuniziane arrestuan qindra nga Afrika Sub-Sahariane.

Për shkak të një krize ekonomike në përkeqësim, më shumë tunizianë kanë kërkuar të migrojnë në Evropë. Sipas Ministrisë së Brendshme italiane, 45,000 njerëz kanë mbërritur në vend me anije deri më tani këtë vit, krahasuar me 12,000 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. 

emigrante ne tunizi

Sondazh

Poll