Politike

Veliaj në tregun e ri agro-ushqimor të Farkës: Gjatë fundjavës do zhvillojmë panaire dhe aktivitete

Veliaj tha se në atë hapësirë, çdo fundjavë do organizohen panaire dhe aktivitete që do përfshijnë gjithë qytetarët e Tiranës.

8 Maj 2023, 20:07 Nga F.M
Veliaj në tregun e ri agro-ushqimor të Farkës: Gjatë
Erion Veliaj

TIRANË- Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj tha se tregu i ri publik i Farkës do të bëjë që të përfshihen të gjithë qytetarët. Në një takim të zhvilluar në vijim të fushatës së 14 majit, Veliaj tha se në atë hapësirë, çdo fundjavë do organizohen panaire dhe aktivitete që do përfshijnë gjithë qytetarët e Tiranës.

“Ne duam që ta gjallërojmë tregun edhe gjatë orëve të ditës, duke filluar nga java tjetër. Pra, të kemi sa më shumë aktivitete në treg. Nën eksperiencën që kemi parë në tregjet agro-ushqimore të Francës, por kryesisht ato të Italisë, në Verona, në Leçe, në Bolognia, duam që gjatë fundjavës ta kthejmë tregun në një hapësirë për panairet, ku edhe fëmijët vijnë të mësojnë dicka për bujqësinë, tamam si një Farm Ville. Diçka të ngjashme e kemi te Kopshti Zoologjik, për të kuptuar nga vijnë frutat dhe perimet, çfarë raporti duhet të kemi me tokën dhe natyrën, si na mundëson që kjo skemë e blerjes së ushqimeve kilometri zero apo prodhimet organike na mundëson një jetë më të shëndetshme dhe si qarkullon paraja për të kuptuar që sa më shumë para të ngelet këtu tek katunet tona, aq më mirë do të jetë për qytetin”, u shpreh Veliaj.

erion veliaj fushata 2023 zgjedhjet lokale 14 maj 2023 zgjedhjet vendore 14 maj 2023

Sondazh

Poll