Politike

NYT publikoi lidhjet e Vuçiçit me botën e krimit/ Berisha: Së shpejti do të dëgjoni për Belivukun e Ramës, për dosjet e tij

Berisha përmendi shkrimin e NYT për Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe tha se shumë shpejt e njëjta gjë do të ndodhë dhe me kryeministrin tonë.

8 Maj 2023, 19:35 Nga F.M
NYT publikoi lidhjet e Vuçiçit me botën e krimit/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se shumë shpejt do të publikohen shkrime investiguese që do të zbulojnë lidhjet e kryeministrit Edi Rama me grupet kriminale. I ndodhur në Sarandë, Berisha përmendi shkrimin e NYT për Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe tha se shumë shpejt e njëjta gjë do të ndodhë dhe me kryeministrin tonë. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Kandidatët tanë janë të gatshëm të dalin në shesh para jush dhe të japin llogari për çdo gjë. Kandidati i Delvinës është si të jetë rritur në ishullin e drogës. Vjehrri dy herë i dënuar për drogë. Ardi Veliu bën fushatë se ka hall të marrë ndonjë mandat. Ardi të them atje ku e meriton do të shkosh. E ftoj Edi Ramën të dalim para qytetarëve të dalim në çdo shesh. Çfarë të tremb që largohesh? Ke frikë sepse t’i ke vjedhur. Ke firmosur fap fap fap e paf paf paf. 420 mln euro janë firmosur për djegësat. Ke firmosur për të shpërbërë pasurinë përrallore të Sarandës, parkun e Butrintit. Si parku i Butrintit nuk të dytë në Europë, është një mrekulli e Zotit dhe e natyrës.  PD nuk do të lejojë kurrë tjetërsimin e Parkut të Butrintit. Nuk votohet Edi Rama është sjellë me shqiptarët më keq se çdo pushtuesit. I lexuar shkrimet me Vuçiçi, për Belivukut. Së shpejti do të dëgjoni për Belivukun e Edi Ramës, për dosje e tij

sali berisha fushata 2023

Sondazh

Poll