Politike

INCIDENTI i tretë elektoral! Kryebashkiaku i Matit: Eksponentë të Partisë Demokratike pa vulë dhunuan zyrtarët e bashkisë

Kandidati i PS-së, shton se bandat janë llum i neveritshëm, që mendojnë se me të tilla veprime do shantazhojnë popullin e Matit.

8 Maj 2023, 12:26 Nga A.B
INCIDENTI i tretë elektoral! Kryebashkiaku i Matit: Eksponentë të
Sherri

MAT- Incidenti i tretë në fushatën zgjedhore në vend. Pas të shtënave me armë në Pukë dhe pas djegies së posterave të Partisë Demokratike në hyrje të Rrëshenit, në Mat ka ndodhur një konflikt mes disa personave. 

Kryetar i kësaj bashkie e njëherësh edhe kandidat i Partisë Socialiste, Agron Malaj ka postuar një video ku pretendon se janë dhunuar nga demokratë që mbështesin kryedemokratin Sali Berisha. Sipas tij, këto persona kanë dhunuar mbrëmë dy zyrtarë shtetërorë gjatë koncertit që bashkia po mbante në sheshin “Ahmet Zogu”, përpara zyrave të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Kandidati i PS-së, shton se bandat janë llum i neveritshëm, që mendojnë se me të tilla veprime do shantazhojnë popullin e Matit.

DENONCIMI: 

Denoncim Publik! Të dashur qytetare Matjane, gjatë gjithë fushates time elektorale jam përpjekur të shpjegoj dhe rikujtoj se këta që kemi përballe janë një bandë qe nuk rrinë dot kurre pa bere çorbë dhe maskarada. Ky këtu është Sokol Hajredin Rami me banden e tij , djali i tij Erik Sokol Rami, Klajdi Jakup Metra dhe Aldo Xhezmi Dika që godasin dy zyrtare shtëror gjatë koncertit të mbrëmshëm në sheshin “Ahmet Zogu”, përpara zyrave të kualicionit “Bashkë Fitojmë”. Ky eksoponent i Partise Demokratike pa vule që shoqëron kandidatin Skender Gjuci qysh kur ishte Kr Komune por dhe sot mendon të shantazhojë popullin e Matit me veprime të tilla. Keto banda janë llum i neveritshëm, që mendojnë se me të tilla veprime do shantazhojne popullin e Matit. Turp turp turp për llumin.

fushata zgjedhore 2023

Sondazh

Poll