Politike

Pyetet për hetimet mbi Ndrangheta-n, Veliaj 'harbut' me Klodiana Lalën: S'je prokurore! Të fala Saliut

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, iu drejtua gazetares duke i thënë se nuk ishte prokurore. Sjellja e tij aspak etike, përfundoi me fjalinë: Të fala Saliut.

8 Maj 2023, 11:25 Nga A.B
Pyetet për hetimet mbi Ndrangheta-n, Veliaj 'harbut' me Klodiana
Erion Veliaj, Klodiana Lala

TIRANË-Pyetja e gazetares Klodiana Lala për hetimet që lidhen me mafian, solli një përgjigje aspak të hijshme nga ana e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Teksa ky i fundit ishte duke komunikuar me gazetarët pas daljes nga GJKKO, u përball me pyetjen e Lalës, që solli reagimin e tij aspak etik. 

Duke mos pranuar të flasë për inceneratorët dhe as për hetimet mbi mafian, Veliaj zgjodhi një mënyrë aspak etike për t'u përgjigjur. Duke theksuar se do shkonte gjithmonë përballë prokurorisë nëse do kërkohej, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, iu drejtua gazetares duke i thënë se nuk ishte prokurore. Në fund ai shtoi me të qeshur: Të fala Saliut. 

BISEDA:

Klodiana Lala: Veliaj, Prokuroria ka çështje që lidhen me Ndragheta, ku thuhet se mafiozët kishin kontakt me Bashkinë e Tiranës, a do vini të përballeni me prokurorinë?

Veliaj: Do vij gjithmonë, e kemi sqaruar, s'kemi pasur asnjë kontakt. Në dallim nga Berisha nuk trembem. Një njeri që gënjen dhe shpif, është njeri që i përket të së kaluarës. Dhe një herë, pyetja juaj ishte a vij për çdo çështje.

Klodiana Lala: A keni një qëndrim thashë?

Veliaj: Po ju nuk jeni prokurore, kur të jeni do vij të flas me ju. Faleminderit, të fala Saliut, me datë 19 me Polici.

erion veliaj klodiana lala

Sondazh

Poll