Aktualitet

"Lali jam, a ke mundësi për 100 mijë euro? "/ Skema e mashtrimit, babë e bir tentuan të zhvasnin biznesmenin e njohur (EMRI)

Autorët i dërguan një mesazh biznesmenit në Telegram nga një numër anglez.

8 Maj 2023, 15:02 Nga A.B
"Lali jam, a ke mundësi për 100 mijë euro? "/ Skema e
Ram Geci

TIRANË- Babë e bir, Bedri dhe Albert Vodha, tentuan të zhvasnin biznesmenin Ram Geci. Dy personat e arrestuar më 6 maj, u lanë në burg ditën e sotme pasi akuzohen për mashtrim ndaj biznesmenëvve të cilëve u kërkonin shuma të mëdha monetare. Gjatë seancës dy të pandehurit i mohuan akuzat.

Raportohet se ata përdornin emrin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj me qëllim përvetësimin e 100 mijë eurove nga sipërmarrësi Ram Geci. Ata i kishin dërguar një mesazh në Telegram nga një numër anglez.

MESAZHI

"Lali jam, ti e di si e kam situatën në këto kohë, a ke mundësi për 100?"

Mësa duket biznesmeni nuk ka rënë pre e ketij mashtrimi dhe menjëherë ka denoncuar në polici. Më pas, grupi i hetimit u dërgoi autorëve mesazhin ku thuhej "nuk i kam 100, po 70 të bëjnë punë"?

Pas këtij mesazhi ata lanë takim për të marrë paratë, mirëpo Policia kreu arrestimin e babë e bir ndërsa shpalli në kërkim Florian Gjergjin, i cili dyshohet se është organizatori  i kësaj skeme mashtrimi./Dosja.al

erion veliaj rame geci bedri vodha albert vodha florian gjergji

Sondazh

Poll