Aktualitet

Do i merrnin biznesmenit 100 mijë euro duke u hequr si zyrtarë, “arrest në burg” për babë e bir

Bedri Vodha 54-vjeç dhe Albert Vodha, 24-vjeç, në bashkëpunim me Florian Gjergji, akuzohet se u prezantoheshin biznesmenëve në rrjetet sociale si zyrtarë, dhe me anë të mashtrimit u merrnin shuma të konsiderueshme parash.

8 Maj 2023, 14:54 Nga m.s
Do i merrnin biznesmenit 100 mijë euro duke u hequr si zyrtarë,
Parate e sekuestruara

TIRANE- Bedri dhe Albert Vodha të cilët u kapën në flagrancë duke i marrë një biznesmeni përmes mashtrimit një shumë prej 100.000 eurosh, janë lënë në burg. Pas skemës fshihet një person i tretë i cili është Florian Gjergji. Ky i fundit i cili është i shpallur në kërkim, i është prezantuar biznesmenit si zyrtar i lartë.

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për babë e bir, për kryerjen e veprës penale “Mashtrim”. Bedri Vodha 54-vjeç dhe Albert Vodha, 24-vjeç, në bashkëpunim me Florian Gjergji, akuzohet se u prezantoheshin biznesmenëve në rrjetet sociale si zyrtarë, dhe me anë të mashtrimit u merrnin shuma të konsiderueshme parash.

Vendimi i Gjykatës:

Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim B. V. Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim B. V., “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, lidhur me hetimet për kryerjen e veprës penale të “Mashtrim”, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal. Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim A. V. Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim A. V., “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, lidhur me hetimet për kryerjen e veprës penale të “Mashtrim” parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.
Ngarkohet Policia Gjyqësore për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi. Shpenzimet proçeduriale si janë bërë. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 5 ditëve nga marrja dijeni në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Hetuesit kanë dalë në përfundimin se shuma e parave iu kërkua sipërmarrësit me anë të mesazheve në rrjetin social Telegram nga Florian Gjergji, i cili përveçse dyshohet si organizator, ka pasur rolin e personit që mbante komunikimin me të dëmtuarit. Pas denoncimit të biznesmenit, policia ka organizuar shërbimet për të mbajtur në mbikëqyrje personat që do takoheshin me të, për dorëzimin e parave. Babë e bir u ndoqën nga forcat e policisë, deri në momentin kur u arrestuan në flagrancë, para se të merrnin shumën e parave. /Dosja.al

biznesmeni arrest ne burg bedri vodha albert vodha

Sondazh

Poll