Aktualitet

“Plata o plomo”, Artan Hoxha zbërthen fundin e fushatës: Sytë nga këmbimi valutor, do dalin danoçët

Sipas tij, kursi i këmbimit duhet mbajtur nën monitorim, për të kuptuar se cila monedhë do ketë luhatjen më të madhe në kursin e këmbimit. 

8 Maj 2023, 14:15 Nga m.s
“Plata o plomo”, Artan Hoxha zbërthen fundin e fushatës:
Artan Hoxha

TIRANE- Gazetari Artan Hoxha, me anë të një shkrimi është ndalur tek zgjedhjet e 14 majit. Teksa pak ditë na ndajnë nga dita e madhe ku qytetarët do të shprehin vullnetin e tyre të lirë me anë të votës, ai iu kujton qytetarëve se jemi në javën vendimtare, ku kursi i këmbimit duhet mbajtur nën monitorim. Kjo, për të kuptuar se cila monedhë do ketë luhatjen më të madhe në kursin e këmbimit. 

Artan Hoxha shton se nga fundi i javës, në prag të zgjedhjeve, do të dalin në terren “danoçët”, me moton “Plata o plomo” (argjendin ose plumbin), se kë duhet të zgjedhësh mes parave dhe plumbit…!!! Këtu ai kthen në vemendje frazën e kryeministrit Rama, KÇK (Kap ç’a t’kapësh).

Postimi nga Artan Hoxha

Mbahuni burra….

Sapo kemi hyre në javen vendimtare…

Jane 7 ditet e fundit dhe nuk ka shaka…

Kursi kembimit valutor duhet mbajtur në monitorim, per te kuptuar se cila monedhe do kete luhatjen me te madhe në kursin e kembimit…

Nga fundi javes, do te shfaqen në qarkullim dhe “danoçet”, me ate moton e tyre mbreslenese, “Plata o plomo”(argjendin ose plumbin), se ke duhet te zgjedhesh mes parave dhe plumbit…

Kjo eshte fiks java KÇK (Kap ç’a t’kapesh).

Te shfaqet si mundesi vetem nje here në çdo dy vite, kur ka zgjedhje lokale ose parlamentare…

 

artan hoxha

Sondazh

Poll