Art&Argëtim

Shkarkohet drejtori i Cirkut Kombëtar, Saimir Çili. Vendimi u firmos nga Rama

2 Tetor 2019, 16:53 Nga DOSJA
Shkarkohet drejtori i Cirkut Kombëtar, Saimir Çili. Vendimi u firmos

TIRANË- Kreu i Cirkut Kombëtar, Saimir Çili është shkarkuar sot nga detyra. Vendimi për shkarkimin e tij është marrë sot nga Këshilli i Ministrave, vendim që mban firmën e Edi Ramës.

Ende nuk është mësuar se cili do të jetë emri i ri i drejtorit të Cirkut Kombëtar, po ashtu nuk jepen detaje për motivet e këtij lirimi nga detyra.

VENDIMI I PLOTË

VENDIM PËR LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TЁ CIRKUT KOMBËTAR

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 4, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Sajmir Çili lirohet nga detyra si drejtor i Cirkut Kombëtar.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI EDI RAMA

Kantautori Saimir Çili është emëruar drejtor i Cirkut Kombëtar të Tiranës në vitin 2017. Marrja e këtij pozicioni nga Çili është bërë pas shkarkimit të ish-drejtorit Kujtim Dumi, i denoncuar për korrupsion. Kantautori ka afro dy dekada që punon në ish-Estradën e Tiranës, që kishte në vaërsi edhe Cirkun, dhe Çili ka qenë pranë Cirkut me orkestrimet e pjesët muzikore të shfaqjeve, dhe sot dirigjent i orkestrës së Cirkut Kombëtar, ndaj emërimi i tij është mirëpritur nga artistët.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture cirku kombetar mbledhja e qeverise 2 tetor 2019 saimir cili shkarkohet saimir cili cirku kombetar mbledhja e qeverise 2 tetor 2019 saimir cili shkarkohet saimir cili

Sondazh

Poll