Art&Argëtim

Me kthetrat më të mëdha se dora e njeriut, Shqiponja Harpi është shpendi më gjigand në botë

2 Tetor 2019, 14:43 Nga DOSJA
Me kthetrat më të mëdha se dora e njeriut, Shqiponja Harpi

ARGJENTINË – Nëse nuk keni parë apo dëgjuar më parë për shqiponjën Harpi, atëherë do të mbeteni me gojë hapur kur të zbuloni pamjen e saj, por kryesisht madhësinë që ajo ka.

Shqiponja Harpi është cilësuar si shpendi më i madh egzistues në tokë, madje shumë njerëz kur e kanë parë kanë menduar se është ndonjë njeri i maskuar si shpend, dhe nuk kanë besuar se ajo është e vërtetë.

Krahët e saj janë ngjyrë qymyri, ndërkohë që gjoksi i saj është i bardhë. Këmbët dhe bishti i saj janë një miks ngjyrash bardhë e zi, të cilat e bëjnë pamjen e saj edhe më unike.

Shqiponja Harpi arrin gjatësinë e 1,5 metrave, dhe mund të peshojë deri në 10 kilogram, ndërkohë që shtrirja e krahëve të saj arrin diku tek 224cm.

Kthetrat e kësaj shqiponje madhështore arrijnë deri në 13cm.

Shqiponja Harpi e ka marrë emrin e saj nga greqishtja e lashtë, në të cilën Harpi do të thotë një kafshë e madhe me fytyrë njeriu.

Kjo shqiponjë renditet në zinxhirin ushqimor krahas xhaguarit dhe anakondës, por edhe pse ka një pamje jo shumë miqësore, ende nuk ka pasur asnjë sulm të sajin kundrejt njerzëve.

Shqiponjat Harpi, mund të jetojnë deri në 35 vjet, dhe ato gjenden zakonisht në pyjet e Argjentinës, Meksikës dhe Amerikës jugore.

Burimi:The Science Knowledge

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete shqiponja harpi shqiponja me e madhe ne bote shqiponja harpi shqiponja me e madhe ne bote

Sondazh

Poll