Art&Argëtim

Holanda është vendi i parë në botë, ku nuk ka asnjë qen të pastrehë rrugëve

2 Tetor 2019, 15:19 Nga DOSJA
Holanda është vendi i parë në botë, ku nuk ka

HOLANDË-  Kafshët e pastreha janë një problem madhor në ditët e sotme në botë. Shoqata për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve thotë se të paktën rreth 200 milionë qenë në të gjithë botën, enden të pastrehë nëpër rrugë.

Problematik edhe më e madhe është fakti, se ky cikël nuk mbaron kurrë pasi qentë nëpër rrugë çiftohen, bëjnë këlyshë e kështu me radhë, prandaj ata sa vijnë e shtohen.

Duke nisur që në shekullin e 19-të, Holanda ka pasur një dyndje të madhe të kafshëve, pothuajse çdo shtëpi kishte të paktën një qen, pasi mbajtja e një kafshe shtëpiake që në kohërat e lashta tregonte mirëqënie dhe shtresë të lartë sociale.

Por pas një periudhe, në Holandë u përhap edhe sëmundja e tërbimit, e cila shkaktoi ngordhjen e mijëra qenëve, ndërsa qentë që nuk ishin të sëmurë, u braktisën nga pronarët e tyrë si pasojë e frikës dhe panikut që u krijua.

Kjo bëri që rrugët e Holandës të mbusheshin me qen të braktisur dhe të pastrehë.

Holanda nuk e duronte dot më këtë situatë dhe donte ta ndryshonte atë me çdo kusht. Kështu, ajo nisi sterilizimin dhe kastrimin e qenëve, dhe kjo ishte diçka e detyrueshme që nuk kushtonte asnjë lekë, pasi qeveria holandeze mori përsipër të gjitha shpenzimet e nevojshme.

Kjo bëri të mundur që të sterilizoheshin të paktën 70 përqind e qenëve të rrugës. Bashkë me sterilizimin, atyre ju bë dhe çdo vaksinim i mundshëm për të parandaluar përhapjen e një sëmundjeje të dytë.

Pas kësaj, qeveria holandeze aprovoi dy ligje të reja përsa i përket kafshëve, njëra ishte për mbrojtjen e tyre ndaj abuzimit, dhe ligji i dytë që u miratua kishte të bënte me kushtet e rritjes dhe mbajtjes së qenëve, kushdo që vendoste të merrte një qen, por nuk i plotësonte këto kushte do të gjobitej me një shumë prej 16.000 dollarësh.

Gjithashtu, duke parë se njerëzit kishin një pritshmëri të lartë për të blerë qen nëpër dyqane, sepse pamja e tyre është më e bukur, atëherë qeveria holandeze vendosi një taksë shumë të lartë për këto lloj kafshësh, duke bërë që njerëzit të gjenin mënyra të tjera për të marrë një qen, siç është dhe birësimi i tyre nga qendrat e kafshëve të pastreha.

Hapi i fundit që e bëri Holandën vendin e parë në botë ku qentë e pastrehë nuk egzistojnë, është organizimi i një eventi madhështor, ku qentë e pastrehë u pastruan dhe u rregulluan nga profesionistë, dhe u vunë në një ankand masiv. Ky veprim bëri që banorët e Holandës të dashuroheshin pas tyre, dhe t’i merrnin ata në shtëpitë e tyre.

Rreth 90 përqind e shoqërisë holandeze, kane adoptuar një qen dhe e mbajnë atë në shtëpinë e tyre.

Burimi:AUXX.Me

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim holande qente endacake holande qente endacake

Sondazh

Poll