Art&Argëtim

Shkencëtarët përkthejnë gjuhën e lakuriqëve të natës, nuk i’ua pret mendja se ç’thonë!

2 Tetor 2019, 14:20 Nga DOSJA
Shkencëtarët përkthejnë gjuhën e lakuriqëve

ANGLI – Pas shumë eksperimenteve, dhe pas shumë vitesh punime, shkencëtarët më në fund kanë arritur të krijojnë një makineri, e cila  përdor algoritmin për të përkthyer gjuhën komunikuese të lakuriqëve të natës.

Shumica e kafshëve komunikojnë me njëra-tjetrën, në mënyra të ndryshme.

Ujqërit komunikojnë duke i ulërirë njëri tjetrit, qentë me anë të lehjes, zogjtë duke cicëruar apo duke u fryrë për të tërhequr partnerë të rinj çiftëzimi, macet duke urinuar për të shënuar territorin e tyre e kështu me rradhë.

Por deri më sot shumë pak është kuptuar për komunikimin që kanë me njëri tjetrin lakuriqët e natës.

Sipas studimeve të kryera në universitetin e Tel Aviv, lakuriqët e natës nuk lëshojnë vetëm zhurma të larta kur komunikojnë me njëri tjetrin, por ata faktikisht diskutojnë problematika specifike.

Neurologjisti Yossi Yovel dhe kolegët e tij, regjistruan një grup prej 22 lakuriqësh, për 75 ditë me rradhë.

Duke përdorur makinerinë me algoritëm, ata mundën të regjistronin 15.000 tone të ndryshme të zërit të lakuriqëve. Pasi i përshtatën zërat me imazhin e filmuar në video , ata mundën t’i ndanin 60 përqind të këtyre zërave, në 4 kategori të ndryshme.

Kategoria e parë tregonte se lakuriqët po ziheshin me njëri tjetrin mbi ushqimin, e dyta tregonte se ata sërisht po ziheshin me njëri tjetrin , por për pozicionin që do të flinin, kategoria e tretë përfshinte zhurmat që bëheshin në folenë e lakuriqëve kur një mashkull, po mundohej të çiftohej me femrën e gabuar, dhe kategoria e fundit kishte të bënte me zënkat midis lakuriqëve, që ndodhnin kur njëri prej tyre afrohej më shumë seç duhej tek tjetri.

Rezultati përfundimtar është që lakuriqët përdorin intonacione të ndryshme kur flasin me lakuriq të ndryshëm, njësoj sic ndryshojnë tonet e njerzëve kur bisedojnë me njerëz të ndryshëm.

Diçka tjetër që u kuptua nga eksperimenti i bërë, është që lakuriqët kanë një natyrë grindavece dhe u pëlqen të zihen shumë me njëri tjetrin.

Burimi:Smith Sonian Mag

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete fakte interesante kafshet dhe natyra lakuriqet e nates fakte interesante kafshet dhe natyra lakuriqet e nates

Sondazh

Poll