Bota

Studimi: Paraardhësve tanë iu deshën 12 mijë vjet që të kolonizonin Europën, kaluan në 3 etapa

Larg të qenit një vendosje e menjëhershme, tranzicioni i njerëzve modernë në kontinent ishte çështje e gjatë që përfshiu udhëtime për në Mesdhe para se paraardhësit tanë të shkonin drejt veriut në luginën e Rhones. Punimi është gjithashtu i diskutueshëm sepse vë në pikëpyetje origjinën e një prej industrive kryesore prehistorike të veglave prej guri që janë zbuluar në Francën qendrore. Këto njihen si veglat Châtelperronian , një industri litike që u emërua pas një fshati ku pajisjet u gjetën për herë të parë në shekullin e 19-të.

8 Maj 2023, 12:54 Nga f.i
Studimi: Paraardhësve tanë iu deshën 12 mijë vjet që
Neandërtali

SHBA- Sipas një studimi të kryer së fundmi Homosapiensët larguan Neandertalët nga Europa mes 54 deri në 42 mijë vjet më parë. Në një artikull nga The guardian shkruhet se u deshën tre etapa të veçanta të njerëzve modernë për të kolonizuar Europën dhe ky përfundim erdhi si rezultat i një studimi nga shkencëtarët, të cilët kanë studiuar shpellat në luginën e Rhone dhe kanë zbuluar prova se Homo sapiens duhej të bënte tre përpjekje për t'u nisur drejt perëndimit dhe veriut nga Azia perëndimore përpara se të mund të vendoseshin në kontinent.

"Dy valët e para dështuan por e treta pati sukses rreth 42 mijë vjet më parë. Pas kësaj, njerëzit modernë e vendosën në Europë. Neandertalët, që kishin evoluar në kontinent, u shuan,"– tha Ludovic Slimak nga Universiteti i Toulouses, që po udhëhiqte gërmimet arkeologjike në Francë.

Hulumtimi i këtij grupi, i publikuar në revistën Plos One, është kontrovers për shkak se nënkupton që specieve tona iu deshën 12 mijë vjet për t’u vendosur në Europë. Larg të qenit një vendosje e menjëhershme, tranzicioni i njerëzve modernë në kontinent ishte çështje e gjatë që përfshiu udhëtime për në Mesdhe para se paraardhësit tanë të shkonin drejt veriut në luginën e Rhones. Punimi është gjithashtu i diskutueshëm sepse vë në pikëpyetje origjinën e një prej industrive kryesore prehistorike të veglave prej guri që janë zbuluar në Francën qendrore. Këto njihen si veglat Châtelperronian , një industri litike që u emërua pas një fshati ku pajisjet u gjetën për herë të parë në shekullin e 19-të.

Megjithatë, pas një periudhe prej rreth 40 vjetësh, ky grup i parë i të ardhurve njerëzorë modernë u zhduk nga të dhënat fosile dhe vendi u ripushtua më pas nga Neandertalët. Por studiuesi Slimak e mohonte këtë pikëpamje.

Nëse paraardhësit tanë ishin të pajisur më mirë, pse kjo ndërhyrje e parë në Evropë përfundoi në këtë mënyrë? Në mënyrë të ngjashme, pse vala e dytë, e cila ndoshta ndodhi rreth 44-46,000 vjet më parë përfundoi gjithashtu me dështim?

Sipas tij, kjo mund të kishte ndodhur pasi humanët modernë ishin të paktë në numër në dy valët e para. Megjithatë, ai ka mohuar edhe idenë se marrëdhëniet mes Neandertalëve dhe humanëve modernë ishin të këqija. Në fakt studiuesi thotë se çdo indikacion tregon që dy grupet kishin marrëdhënie të mira.

homosapiens neandertal studimi

Sondazh

Poll