8 Maj 2023, 09:56
Nga I.A
Presheve
BRUKSEL- Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH), i ka dërguar një letër Këshillit të Evropës (KiE), me anë të cilës shpreh shqetësimin se situata e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është kritike.
“Një spastrim etnik modern me të drejtë quhet pasivizimi i adresave, i cili realizohet me ligj dhe që u mundëson autoriteteve shtetërore serbe të çregjistrojnë nga regjistri civil banorët e Luginës, të cilët në një kohë të caktuar nuk gjenden në shtëpitë e tyre”, thuhet në letër.
Sipas KASH-it, procesi i verifikimit është i njëanshëm dhe diskriminues, ndërsa vetë zbatimi i ligjit është jashtëzakonisht diskriminues i kryer vetëm në dëm të pakicës shqiptare në Serbi.
“Pasivizimi i adresave ka pasoja direkte negative për përditshmërinë e shqiptarëve. Më tej, ai sjell shpopullimin e Luginës nga shqiptarët dhe heqjen e të drejtës së votës. Janë mijëra shqiptarë të Luginës, të cilëve tashmë e drejta e votës dhe e qëndrimit iu janë hequr nga regjistrat shtetërorë civilë të Serbisë”, thuhet në leter të KASH-it.
“Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë do të përgatisë dhe dërgojë letra, bazuar në gjetjet e tij nga vizita në terren, edhe organizatave dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare që merren me të drejtat e njeriut dhe të pakicave kombëtare, me qëllim ushtrimin e presionit për të siguruar të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në Serbi”, thuhet në letrën e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.
kash kie
Bota
8 Maj 2023, 09:46
I.A
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e krahasoi Rusinë me Gjermaninë naziste, teksa propozoi zhvendosje...
Bota
8 Maj 2023, 09:35
m.s
foto ilustruese
KINË- Bashkimi Evropian ka propozuar sanksione ndaj kompanive kineze, të akuzuara për shitjen e pajisjeve që mund t&eu...
Bota
8 Maj 2023, 09:35
I.A
Tubimi
TURQI- Me më pak se një javë të mbetur për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Turqi, presidenti i vendit mbaj...
Bota
8 Maj 2023, 09:21
I.A
Aleksandër Vuçiç, Ana Brnabiç dhe Petar Petkoviç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, d...
Bota
8 Maj 2023, 09:21
m.s
foto te turmes
PAKISTAN- Një udhëheqës fetar në Pakistan u dhunua për vdekje, pas një fjalimi që mbajti në një...
Bota
8 Maj 2023, 09:23
A.B
Princ William
BRITANI E MADHE- Fjalimi i Princit William, një ditë pas kurorëzimit të mbretit Charles , ishte prekës, duke theksua...
Bota
8 Maj 2023, 09:17
I.A
SHBA- Revista javore e gazetës New York Times, ka botuar sot një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të president...
Bota
8 Maj 2023, 09:15
A.B
Mbreti dhe Camilla
BRITANI E MADHE- Pavarësisht imazheve vezulluese të kurorëzimit të Mbretit Charles, ceremonia nuk ish...
Bota
8 Maj 2023, 09:08
m.s
foto ilustruese
GJERMANI- Në autostradat gjermane lëvizin shumë shoferë maunesh nga Ballkani dhe Europa Lindore. Shpesh ata janë ...
Bota
8 Maj 2023, 09:04
I.A
Zgjedhjet
TURQI- Në shumicën e vendeve evropiane ka përfunduar votimi për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare të T...