Bota

Po kurorëzohej MBRET! Habit Charles, i ankohet Camillës: Kjo është e mërzitshme

Mbreti Charles i tha mbretëreshës Camilla "është e mërzitshme" teksa ai po priste për rreth pesë minuta jashtë Westminster Abbey në karrocë.

8 Maj 2023, 09:15 Nga A.B
Po kurorëzohej MBRET! Habit Charles, i ankohet Camillës: Kjo
Mbreti dhe Camilla

BRITANI E MADHE- Pavarësisht imazheve vezulluese të kurorëzimit të Mbretit Charles, ceremonia nuk ishte dhe aq e bukur për të, pasi është filmuar duke u ankuar.

Sipas Sky News, Mbreti Charles i tha mbretëreshës Camilla "është e mërzitshme" teksa ai po priste për rreth pesë minuta jashtë Westminster Abbey në karrocë. Sipas të njëjtit burim, "përgjegjës" për pritjen e mbretit Charles ishte djali i tij, Princi Uilliam dhe familja e tij, të cilët u vonuan për shkak se nuk ishin në Abbey në kohën e mbërritjes së mbretit në karroca që e çoi nga pallati i Buckingham.

Në pamjet e kapur në kamera, ekspertët e leximit të buzëve i thanë Sky News se Mbreti Charles i tha Mbretëreshës Camilla: "Ne nuk mund të jemi kurrë në kohë. Gjithmonë diçka po ndodh. Kjo është e mërzitshme."

Shumë në mediat britanike ia atribuojnë këtë acarim pritjes për momentin më të madh në jetën e mbretit Çarls, i cili ka pritur shumë vite deri në kurorëzimin e tij.

kurorezimi i mbretit charles iii

Sondazh

Poll