Bota

Sulmet në Serbi, mediat: Do të dorëhiqet presidenti Vuçiç dhe qeveria e tij

Informer.rs shkruan se të gjitha këto, do të konfirmohen më 27 maj në Asamblenë e Partisë Përparimtare Serbe (SNS).

8 Maj 2023, 09:21 Nga I.A
Sulmet në Serbi, mediat: Do të dorëhiqet presidenti
Aleksandër Vuçiç, Ana Brnabiç dhe Petar Petkoviç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do to kërkojë sot dorëheqjen e qeverisë, zgjedhje të përgjithshme si dhe do të japë dorëheqjen si President. Informer.rs shkruan se të gjitha këto, do të konfirmohen më 27 maj në Asamblenë e Partisë Përparimtare Serbe (SNS).

Siç raportohet sot është mbajtur seanca e përbërjes së zgjeruar të Komitetit Ekzekutiv të Partisë Përparimtare Serbe, në të cilën ka marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe ka propozuar:

“1. Pranimi i dorëheqjes së kabinetit të Ana Brnabiç

2. Dorëheqja e përbashkët e qeverisë dhe presidentit dhe shkuarja në zgjedhje të përgjithshme në të cilat Vuçiç nuk do të mund të kandidonte për president

3. Dorëheqja vetëm e presidentit.

Dy ngjarje të rënda kanë tronditur Serbinë në javën e fundit. Dy sulme me armë në shkolla kanë lënë të vdekur 17 persona dhe të plagosur dhjëtra të tjerë. 

aleksander vucic

Sondazh

Poll