Bota

Zgjedhjet në Turqi/ Përfundon votimi i emigrantëve në Shqipëri dhe në shumicën e vendeve europiane

Qendrat e votimit në misionet diplomatike turke në shumë vende evropiane u mbyllën që nga ora 21:00 me orën lokale (1900 GMT) të dielën.

8 Maj 2023, 09:04 Nga I.A
Zgjedhjet në Turqi/ Përfundon votimi i emigrantëve në
Zgjedhjet

TURQI- Në shumicën e vendeve evropiane ka përfunduar votimi për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare të Turqisë. Qendrat e votimit në misionet diplomatike turke në shumë vende evropiane u mbyllën që nga ora 21:00 me orën lokale (1900 GMT) të dielën.

Votimi u mbyll në Shqipëri, Bjellorusi, Belgjikë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Republikën Çeke, Estoni, Finlandë, Greqi, Hungari, Irlandë, Itali, Kosovë, Lituani, Maltë, Moldavi, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Holandë, Norvegji, Poloni , Portugalia, Rumania, Serbia, Sllovakia, Spanja, Suedia dhe Zvicra si dhe në MB.

Megjithatë, votimi do të vazhdojë në Austri, Danimarkë, Francë, Gjermani dhe Luksemburg deri të martën nga ora 9 e mëngjesit deri në 21:00 me orën lokale (0700 GMT – 1900 GMT). Sipas Bordit të Lartë Zgjedhor (YSK) që nga e diela, mbi 1.6 milionë shtetas turq që jetojnë jashtë kishin votuar për të zgjedhur presidentin e vendit dhe përfaqësuesit parlamentarë.

Zgjedhjet në Turqi do të zhvillohen të dielën, më 14 maj. Votuesit do të zgjedhin midis katër kandidatëve për president: Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, i cili kërkon rizgjedhjen, udhëheqësit kryesor të opozitës Kemal Kilicdaroglu, Muharrem Ince dhe Sinan Ogan. Ndërkohë, 24 parti politike dhe 151 kandidatë të pavarur po konkurrojnë për vende në parlamentin turk prej 600 anëtarësh.

zgjedhjet ne turqi

Sondazh

Poll