Bota

Bëri komente blasfemuese, turma dhunon me shkopinj liderin fetar në Pakistan (VIDEO)

Videot e vrasjes së liderit fetar po bëjnë xhiron e internetit, duke sjellë ndërmend incidentet e kaluara ku fanatizmi fetar, rezultoi në vdekje të tmerrshme në Pakistan.

8 Maj 2023, 09:21 Nga m.s
Bëri komente blasfemuese, turma dhunon me shkopinj liderin fetar në
foto te turmes

PAKISTAN- Një udhëheqës fetar në Pakistan u dhunua për vdekje, pas një fjalimi që mbajti në një tubim politik, ku disa i interpretuan fjalët e tij si "blasfemi". Ngjarja e rëndë ka ndodhur në provincën Kiber-Panktukwa, në veriperëndim të vendit. Nigar Alam, një udhëheqës fetar i një komuniteti lokal mysliman, ishte ftuar për të folur në një tubim të organizuar nga partia Tehreek-e-Insaf (PTI) e ish-kryeministrit Imran Khan në fshatin Sawaldher.



Alam "bëri disa komente blasfemuese që zemëruan njerëzit", tha një zyrtar lokal, i cili foli për Al Jazeera në kushte anonimiteti.

Fillimisht, policët e pranishëm në tubim arritën të hiqnin Alamin nga duart e turmës dhe ta çonin në një dyqan aty pranë, duke besuar se ai do të ishte i sigurt atje, shkruan "Protothema".  Por shpejt turma arriti të shkatërronte derën, dhe të nxirrte jashtë Alamin, i cili u sulmua me shkopinj dhe dha frymën e fundit pak më vonë.

Trupi i Alam u dërgua në spital, dhe ka nisur një hetim për ngjarjen, sipas të njëjtit zyrtar. Videot e vrasjes së liderit fetar po bëjnë xhiron e internetit, duke sjellë ndërmend incidentet e kaluara ku fanatizmi fetar, rezultoi në vdekje të tmerrshme në Pakistan.

Blasfemia është një çështje shumë e ndjeshme në vendin e dominuar nga islami në Azinë Jugore. Në të kaluarën, edhe akuzat e paprovuara kanë shkaktuar shpërthime të dhunshme dhe të pakontrolluara në turma. /Dosja.al

pakistan lideri fetar nigar alam

Sondazh

Poll