Art&Argëtim

Orgji dhe lojëra seksuale/ 11 burra izraelitë planifikonin të abuzonin me adoleshenten angleze, ju zbulohen mesazhet

2 Tetor 2019, 12:53 Nga DOSJA
Orgji dhe lojëra seksuale/ 11 burra izraelitë planifikonin të

QIPRO – Disa mesazhe janë kapur nga policia e Qipros, në të cilat zbulohet planifikimi i disa burrave me origjinë izraelite, për të kryer orgji dhe lojëra seksuale me një adoleshente angleze të cilën e kishin njohur gjatë qëndrimit në ishull.

Në mesazhet e shkëmbyera midis 11 burrave, kishte fjalë të forta erotike, për atë që do të bënin në shtrat më 19-vjeçaren.

Njëri nga të akuzuarit, i tha policisë se vajza 19-vjeçare dinte çdo gjë dhe ishte e mirë informuar për atë që do të ndodhte, ai tha se ata asnjëherë nuk kishin menduar apo planifikuar të bënin diçka kundrejt dëshirës së saj, dhe se çdo gjë kishte ndodhur me miratimin e të dyja palëve.

Gjatë gjyqit të tyre, adoleshentja tha se ajo kishte vendosur të bënte seks vetëm më njërin prej burrave, të cilin ajo e kishte njohur gjatë një feste, por në momentin e kryerjes së aktit, dera e dhomës është hapur dhe në të kanë hyrë 10 burrat  e tjerë, të cilët më pas kanë bërë seks në grup me 19-vjeçaren.

Në akuzat e para të ngritura prej saj, të 11-të burrat u arrestuan për përdhunim në grup, por më pas gjatë intervistimit të policisë, adoleshentja i mohoi denoncimet e bëra për përdhunim, duke bërë kështu që ajo të dënohej nga gjykata për shpifje dhe prishje të imazhit publik.

Burimi:Daily Mail

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

virale virale orgji me 19 vjecaren qipro orgji me 19 vjecaren qipro

Sondazh

Poll