Bota

Haradinaj: Amerika i do liderët që mbrojnë popullin e vet, kundra servilizmit

2 Tetor 2019, 08:36 Nga DOSJA
Haradinaj: Amerika i do liderët që mbrojnë popullin e vet, kundra

KOSOVË- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ka raporte të forta me amerikanët, teksa ka shtuar se zyrtarët amerikanë nuk e duan servilizmin.

Ai ka thënë se Amerika është aleate e Kosovës, por jo e politikanëve të caktuar.

“Për mua thoshin u prishë me Amerikë, por unë në ditën e parë të fushatës isha në Amerikë. Amerika është aleate e Kosovës, nuk është e politikanëve. Nëse dimë me punu në të drejtën e popullit tënd, edhe nëse nuk pajtohen nuk të pengojnë. Servilizmin nuk e çmojnë”,  ka thënë Haradinaj. Sipas Haradinajt, për amerikanët është parësore që një politikan t’i mbrojë interesat e popullit të vet që të kenë besim tek ai.

“Ata nuk i pëlqejnë artificializmat. Ata janë të interesum me ditë se për çfarë qëndron. Nëse e shohin që nuk e mbronë interesin e popullit të vet, nuk të besojnë, se ti mund të bëhesh nesër edhe me Iranin e Rusinë”, ka theksuar Haradinaj.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ramush haradinaj servilizmi shba ramush haradinaj servilizmi shba

Sondazh

Poll