Aktualitet

Sekuestro 70 mijë eurove/ Kush është Juli i Pashakos, kundërshtari i betuar i Aldo Bares

2 Tetor 2019, 12:47 Nga DOSJA
Sekuestro 70 mijë eurove/ Kush është Juli i Pashakos,

LUSHNJE– Julian Sulos i janë sekuestruar ditën e sotme nga Policia një shumë parash prej 70 mijë euro një makinë me vlerë rreth 100 000 euro. Sipas policisë dyshohet se kjo pasuri ishte përfituar nga të ardhurat kriminale.

Kush është Julian Sulo?

Julian Sulo njihet ndryshe si Juli Pashakos, i cili është një emër i njohur për policinë e shtetit. Juli i Pashakos” nga të gjithë njihet si një nga kundërshtarët e betuar të Aldo Bares, pjesëtarit të bandës së Lushnjes.

Ai është arrestuar dhe më parë si i përfshirë në atentatin ndaj nipit të Aldo Bares, por nuk u gjet asnjë provë dhe më pas ai u la i lirë. Sulo ishte ndër të dyshuarit për atentatin ndaj Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, miq të nipit të Aldo Bares, por ai para hetuesve deklaroi se nuk kishte asnjë lidhje me këtë krim. Ndërsa më parë ndaj Sulos është bërë dhe një tentativë për ta vrarë, pasi ai është dhunuar fizikisht me leva, duke pësuar dëmtime të shumta, por autorët e këtij krimi nuk u zbardhën kurrë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet julian sulo sekuestrim julit të pashakos julian sulo sekuestrim julit të pashakos

Sondazh

Poll