Politike

Fabrikë asfalti në zonën e regjistruar si pyll, Policia mbërrin tek Këlliçi pas denoncimit, kandidati: Më jepni një dokument. Efektivi: Akt-ekspertiza është bërë

Këlliçi këmbënguli të kishte një letër që i vërtetonte se kishte bërë një denoncim, por polici nuk e kishte këtë mundësi. 

7 Maj 2023, 13:45 Nga F.M
Fabrikë asfalti në zonën e regjistruar si pyll, Policia
Belind Këlliçi dhe efektivi

TIRANË- Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka biseduar me një efektiv policie pas denoncimit që bëri LIVE për një kompani që prodhon asfalt. Pas telefonatës së bërë nga Këlliçi, në vendin ku ai ndodhej mbërriti një polic i vetëm që kallëzimin e mori 'me gojë'. Efektivi nuk kishte asnjë bllok shënimesh me vete dhe asnjë pajisje ku të shënonte zyrtarisht denoncimin e bërë nga Këlliçi. Ky i fundit këmbënguli të kishte një letër që i vërtetonte se kishte bërë një denoncim, por polici tha se akt-eksspertimi është bërë prej tyre, gjë që e konsideron një përmbushje të detyrës. 

Pjesë nga biseda: 

Belind Këlliçi: Përshëndetje, si jeni, unë jam Belind Këlliçi, unë jam vënë në dijeni që kjo fabrikë që ndodhet këtu është e ndërtuar pa leje. Këtu ngarkohet çdo ditë asfalt që shitet çdo ditë nga menaxherët e kësaj kompanie që menaxhhet nga vetë Bashkia Tiranë. Jam vënë në dijeni që kjo fabrikë nuk ka leje ndërtimi, as mjedisore dhe këtu ngarkohen dhjetra kamionë çdo ditë me asfalt që shiten në të zezë. Kam ardhur këtu të denoncoj këtë ndërtim pa leje, këtë aferë korruptive. Nuk ka patur reagim as nga SPAK, po bëj unë detyrën e tyre. Kam kërkuar të denoncoj LIVE në flagrancë këtë shkelje. Jeni i respektuar në detyrën tuaj pa asnjë paragjykim, unë po bëj detyrën time si qytetar dhe kandidat për të bërë denoncimin. Vetë Bashkia e Tiranës ka ngritur një monument korrupsioni, një ndërtesë pa leje. Unë do t'ju kërkoja ta merrni me shumë seriozitet, këtu nuk ka pasur asnjë hetim nga ana e prokurorisë.

Efektivi: Ne detyrën e bëmë, erdhëm. Akt-ekspertimi është bërë. Tani, pjesa tjetër...

Belind Këlliçi: Ju e keni për detyrë të mbani një procesverbal për këtë gjë. Unë jam personi që kam bërë denoncimin, mund të kem një kopje?

Efektivi: E kemi bërë detyrën, kemi bërë akt-ekspertimin.

Denoncimi për asfaltin elektoral është bërë nga emisioni 'Piranjat'. Emisioni denoncoi se Bashkia e Tiranës po shtron asfalt në rrugët e kryeqytetit dhe se fabrika e asfaltit ndodhet në Kërrabë, por nuk disponon leje ndërtimi. Investigimet tregojnë se parcela ku është ndërtuar fabrika është regjistruar si pyll, madje referuar planit vendor të Bashkisë së Tiranës, nuk ka asnjë parashikim për ndërtimin e një fabrike në këtë truall

belind kellici fabrika e asfaltit

Sondazh

Poll