Politike

Artur Meçollari: Faqet e webit të Presidencës prej 9 muajsh në ndërtim, administratë e paqëndrueshme

Me anë të një postimi në Facebook, Meçollari shkruan se dhënia e  autorizimit nga Begaj për fillimin e negociatave me Greqinë për të referuar çështjen në Hagë do të krijojë një fortunë në Presidencë.

7 Maj 2023, 12:31 Nga I.A
Artur Meçollari: Faqet e webit të Presidencës prej 9 muajsh
Artur Meçollari

TIRANË- Ish-komandanti i Flotës Detare, Artur Meçollari ka deklaruar se prej 9 muajsh faqet e Presidencës që lidhjen me administratën dhe këshilltarët janë në ndërtim e sipër, që sipas tij është e pazakontë. Me anë të një postimi në Facebook, Meçollari shkruan se dhënia e autorizimit nga Begaj për fillimin e negociatave me Greqinë për të referuar çështjen në Hagë do të krijojë një fortunë në Presidencë. Sipas tij, kjo është arsyeja se përse faqet e webit janë gjithmonë në ndërtim e sipër, pasi administrata është e paqëndrueshme dhe se nuk dihet se kush janë këshilltarët e Begajt. Më tej Meçollari, tha se këshilltarët nuk e kanë këshilluar atë për dhënien e autorizimit. 

Postimi i Plotë:

Një administratë e paqëndrueshme do ketë gjithmonë faqen e web-it në ndërtim. Faqet kryesore të Presidencës prej 9-muajsh vijojnë në ndërtim. Faqja e Sekretarit të Përgjithshëm, Drejtorit të Kabinetit, këshilltarëve, etj. E të gjithë administratës. Fillimusht Presidenti Begaj, sapo hyri në Presidencë, nisi furtunën duke pushuar nga puna "të dyshuarit" për munges besnikërie ndaj tij personalisht. Por, Presidenti Begaj nuk parashikoi se kjo do ti kthehej në bumerang. Për më tepër, paqëndrushmëria në vendimarrjet e tij, në disa raste edhe në kundërshtim me këshillat e aleatëve tanë strategjik, i ka sjellë Presidencës një anarki institucionale dhe administrative .

Në muajin janar 2023, vetëm 6-muaj nga emërimi, dha dorëheqjen e parevokueshme Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, një bashkëpunëtor i vjetër i Begajt. Këto ditë po flitet se dhe Drejtori i Kabinentit të Presidencës është liruar nga detyra, pavarësisht disa lidhjeve familjare që Begaj kishte me ish-Drejtorin. Por, dhënua e autorizimit nga Presidenti për fillimin e negociatave me Greqinë për të referuar çështjen në Hagë, do të krijojë nje furtunë në Presidencë. Këshilltarët e përfshirë në këtë çështje, me pagesë të plotë ose honorifike, nuk e kanë këshilluar Presidentin për dhënien e autorizimit sipas termave të marrëveshjes politike të 20 tetotit 2020, midis KM Rama dhe MPJ tē Greqisë Dendias. Prandaj do të vijojnë për një kohë të gjatë ta shikojmë faqet e Presidencës, ato faqe që lidhem me administratën dhe këshilltarët, gjithmonë në ndërtim, si në 9-muajt e fundit. Një administratë e paqëndrueshme do kete gjithmonë faqen e ëeb-it në ndërtim.

artur mecollari

Sondazh

Poll