Bota

Autoritetet ruse në Sevastopol: Deri tani kemi shmangur 3 sulme me dron nga Ukraina

Krimea u aneksua ilegalisht nga Rusia në vitin 2014 dhe njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Ukrainës. 

7 Maj 2023, 12:16 Nga a.l
Autoritetet ruse në Sevastopol: Deri tani kemi shmangur 3 sulme me dron nga
Mikhail Razvozhaev

RUSI- Autoritetet e emëruara nga Rusia në Krime raportuan të dielën se forcat e tyre të mbrojtjes ajrore dhe njësitë e luftës elektronike kishin shmangur të paktën tre sulme me dronë ukrainas në qytetin port të Krimesë, Sevastopol.

Guvernatori i qytetit, i mbështetur nga Rusia, Mikhail Razvozhaev tha se më shumë se dhjetë drone u dërguan në Krime dhe Sevastopol gjatë natës. 

Forcat e mbrojtjes ajrore dhe njësitë e luftës elektronike parandaluan një tjetër sulm në Sevastopol”, tha ai në një deklaratë të shpërndarë në Telegram.

Ai shtoi se një nga mjetet ajrore pa pilot (UAV) humbi kontrollin dhe u përplas në një pyll. Rrënojat u gjetën nga personeli i Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Emergjencave, tha Razvozhaev, duke shtuar se nuk kishte dëme në asnjë strukturë në qytet, shkruan CNN. 

Dy të tjerë u qëlluan mbi det, një afër Kepit Chersonese dhe tjetri nga ana e valës së veriut. Krimea u aneksua ilegalisht nga Rusia në vitin 2014 dhe njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Ukrainës. 

mikhail razvozhaev

Sondazh

Poll